Han – Zaev: Maqedonia e meritoi rekomandimin e pakushtëzuar




Vendi dhe qytetarët e merituan rekomandimin e pakushtëzuar. Anëtaret e BE-së e njohën punën e realizuar. Këtu jam që t’i paralajmëroj lajmet e mira të shumëpritura, për ta shënuar suksesin pas angazhimeve të gjata për tejkalimin e krizës, theksoi eurokomisari Han në dorëzimin e Raportit të KE-së për progresin e Maqedonisë, kryeministrit Zoran Zaev.

“Vendi kaloi nëpër një rrugë të gjatë edhe krahas sfidave të shumta dhe tani ndodhet fuqishëm në rrugën evropiane. Ka ndryshim pozitiv, është ripërtërirë ndjenja e transparencës, energjisë dhe shpresës. Ndjehen vibrimet e mira në vend dhe kjo duhet të shpërblehet”, thotë Han.

Theksoi se Maqedonia është shembull për ndryshime demokratike në rajon dhe se është i impresionuar nga ajo që është realizuar lidhur me prioritetet reformuese urgjente.

“Sinqerisht u uroj Juve, Qeverisë, Parlamentit dhe opozitës për mbështetjen e këtij qëllimi kombëtar”,” tha Han në konferencën e përbashkët për shtyp me Zaevin.

Porositi se reformat nuk duhet të ndalen këtu, por të vazhdojnë, veçanërisht në gjyqësi.

Kryeministri Zaev tha se marrja e rekomandimit të pastër është një motiv i fortë për arritjen e objektivit të vështirë, por të arritshëm – fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

“Do të punojmë edhe më energjikisht që në qershor të marrim datën për negociatat. Vazhdojmë me reformat thelbësore edhe pas Planin 3-6-9 do të konfirmojmë një plan të ri të reformave,” theksoi Zaev.

Ai i falënderoi vendet e BE-së që e përkrahën Maqedoninë si dhe qytetarët e Maqedonisë dhe OJQ sektorin dhe të gjithë faktorët e tjerë për përpjekjet e përbashkëta.

“KE-ja e ka vlerësuar atë që është punuar. Në dy raportet e kaluara për shkak të krizës politike dhe shtetit të robëruar, rekomandimet ishin suspenduar dhe shteti ishte kushtëzuar me reforma dhe ambient demokratik. Sivjet rekomandimi i pastër është i pakushtëzuar Maqedonia e përmbushi kriterin bazë demokratik për fillimin e negociatave”, tha Zaev.

Ai theksoi se integrimi në BE do të nënkuptojë një klimë më të mirë biznesi, paga më të larta dhe jetë më të mirë




Be the first to comment

Leave a Reply