Hap pas hapi si të mbuloni aknet me makeup/Video




Ndonëse të gjitha femrat e dinë që kurrësesi nuk mund të ndodhë që puçrrat, pikat e zeza dhe ato dhjamore të bardha të zhduken brenda natës, të gjitha shpresojnë se një ditë papërsosmëritë e lëkurës do të veniten vetvetvetiu
1. Pastroni lëkurën
Sigurohuni që lëkura juaj është e pastër përpara se të aplikoni produktet. Filloni me kremin hidratant dhe prisni disa minuta derisa lëkura ta përthithë plotësisht.
2. Filloni me primerin
Ky është një produkt i cili vendoset përpara fondatinës dhe bën të mundur që kremi pudër të qëndrojë në lëkurë gjatë gjithë ditës.
3. Produkti i tretë është concealer i
Një shtresë e dytë makeupi (1primer-2 concealeri)do të njëtrajtësojë sipërfaqen e lëkuës dhe bën që krmei pudër të qëndrojë më mirë. Aplikojeni në zonat më problematike ku aknet janë sit ë ngritura dhe të inflamuara.
4. Kremi pudër likuid
Pasi të keni bërë një shpërndarje të njëtrajtshme të concealerit, aplikoni me ndihmën e një furçe një krem pudër likuide. Duke qenë se ju keni krijuar shtresat e mbulimit me dy produktet e mësiperme duhet të zgjidhni një krem pudër që t’ju japë një pamje sa më natyrale.
5.Prekja finale është një krem pudër në trajtën e pluhurit që duhet aplikuar gjithashtu me furçë




Be the first to comment

Leave a Reply