Hapja e negociatave, Bushati: Nuk është e lehtë, jemi para një “të përpjete”




Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati gjatë raportimit në Komisionin e Jashtë, ka deklaruar se procesi për hapjen e negociatave nuk është i lehtë. Edhe pse mbron idenë e hapjes së një kapitulli të ri mes Shqipërisë dhe anëtarësimit në BE, ai thotë se Shqipëria ka përpara një “përpjetë”

Bushati: Vendet anëtare do të shqyrtojnë raportin, do të shqyrtojnë strategjinë e zgjerimit. Ne jemi në kontakte të vazhdueshme me të gjitha vendet anëtare, nuk besojmë se do të jetë proces i lehtë. Nuk diksutohet që para nesh është një e përpjetë sidomos sa i përket gamës së të drejtave dhe detyrimeve që shtrohen para nesh, por ne mbrojmë pikëpamjen kur jemi në kushtet e një kapitulli të ri, që do t’i japë mundësi Shqipërisë të bëjë më shumë reforma, të përmirësojë standardet dhe do t’i krijojë mundësi vendeve anëtare për të influencuar pozitivisht vzhvilllmet e brenshme në Shqipëri.

Ky proces ka marrë një kohë të madhe në disa raste të paarsyeshme për shkaqe që ne i dimë mirë. Shqipëria ka aplikuar në prill 2009 për tu anëtarësuar në BE dhe vetëm pas 9 vitesh Shqipëria ka marrë rekomandimin e parë pa kushte për të filluar bisedimet.




Be the first to comment

Leave a Reply