Haradinaj: Arrestimi i Gjuriqit nuk ishte veprim i këndshëm, por zbatuam ligjin




Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka thënë sot pas takimit të Këshillit kombëtar të sigurisë se gjendja e sigurisë në vend është e qetë dhe stabile, dhe institucionet e vendit janë në nivel të përgjegjësisë në gjithë territorin e shtetit.

Haradinaj theksoi  se arrestimi i djeshëm i zyrtarit të Serbisë, Marko Gjuriq nuk ishte veprim i këndshëm, por ishte zbatimi i ligjit.

Ai tha se zbatimi i ligjit ishte i pa alternativë meqenëse hyrja ishte ilegale dhe institucionet e rendit i kanë zbatuar procedurat standarde.

“E konsiderojmë si situatë standarde të zbatimit të ligjit dhe të të aplikueshme çdo herë në raste të veprimit të ngjashëm”, tha kryeministri.




Be the first to comment

Leave a Reply