Haradinaj dhe Apostolova flasin për avancimin e rrugës euro-atlantike




Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj priti sot në takim Përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, ambasadoren Nataliya Apostolova, ku është biseduar për avancimin e rrugës euro-atlantike të Kosovës, thellimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe për vazhdimin e reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe të rendit.

Ambasadorja Apostolova e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën dhe për krijimin e institucioneve të reja të vendit.

Sipas njoftimit të kryeministrisë, kryeministri Haradinaj theksoi përkushtimin e qeverisë së re në përshpejtimin e përmbushjes së agjendës për reforma europiane dhe të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.




Be the first to comment

Leave a Reply