Haradinaj: Jam i 69-ti në renditjen e rrogave në vend




Në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur interpelanca e kryeministrit, Ramush Haradinaj, për vendimin e mëhershëm të qeverisë për rritjen e pagave.

Haradinaj ka thënë se në listën e renditjes së nivelit të rrogave ai është i 69-ti, njofton Klan Kosova.

“Kryeministri juaj është në venin e 69. Janë 60 zyrtarë tjerë që marrin pagë më të lartë se kryeministri”.

“Në bazë të rangut të përgjegjësisë, kryeministri, ministrat, kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Këshillit Gjyqësor s’mund të jenë në vendin e 69. Por mosguximi për t’u përballur me disa situata tregon gjendjen e vendit”.

Haradinaj ka thënë se çështja e ngritjes së rrogave të qeverisë është në Gjykatën Kushtetuese dhe se është në pritje të vendimit që do të mirret.

“Kjo temë është në Gjykatën Kushtetuese prandaj vendimin e kemi pezulluar dhe si do që të merret vendimi ne do ta respektojmë”.




Be the first to comment

Leave a Reply