Haradinaj: Javët në vijim do të konfirmohet lajmi për liberalizimin e vizave




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se do ta dorëzojnë në Kuvendin e Kosovës, një plaftormë të re të dialogut të Kosovës me Serbinë.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën e mbajtur për media. Haradinaj ka theksuar se dialogu aktual në mes Prishtinës dhe Beogradit është konsumuar dhe tash sipas tij, do të insistohet në dialogun final.

“Presim që Kuvendi ta kalon dhe te kemi transparencë në këtë platformë”, ka shtuar ai.

Haradinaj duke folur për raportin e Komisionit Evropian (KE) për Kosovën, ka theksuar se është raport dyvjeçar. Sipas tij, në këtë raport përveç ngecjeve vlerësohet dhe evidentohet dinamika dhe puna që bëhet në rend, ligj dhe legjislacion.

“Aty shihet fokusimi në rend dhe ligj. I jepet peshë të arriturave të fundit. Nga bisedat që kom pasur vet me zyrtarët e BE-së. Kosova e ka kaluar mesataren e kërkuar. Do te kemi edhe një vlerësim në maj, ku do të testohet gjendja. Unë e kam bukur të sigurt dhe bukur të qartë se javët që vinë do të konfirmohet lajmi për liberalizim”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, ku ka thënë se Kosova është në proces e sipër të hartimit të statutit të këtij organi.

Haradinaj ka theksuar se marrëveshja e Brukselit në mes Kosovës dhe Serbisë parasheh që statuti i këtij Asociacioni të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.




Be the first to comment

Leave a Reply