Haradinaj në konferencën për FSK-në: Kosova është partner i paqes në rajon




Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në një takim prezantues lidhur me arritjet dhe planet për sigurinë në përgjithësi dhe me theks të veçantë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Haradinaj në këtë takim prezantues me ambasadorët e akredituar tha se Kosova është e gatshme bashkë me Forcën e saj të jetë partner i paqes.

“Qeveria ka kaluar nëpërmjet procesit të diskutimit me të gjitha partitë politike dhe komunitetet etnike brenda vendit… Kemi pasur dialog me të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë dhe jemi për të vazhduar me dialog. Ne jemi në shtëpinë tonë, Kosova është shtëpia jonë, prandaj duam t’ju konfirmojmë se jo vetëm FSK, por edhe ushtria e ardhshme është partneritet për paqe, për siguri për rajonin tonë”, u shpreh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.




Be the first to comment

Leave a Reply