Haradinaj nesër prezanton kabinetin e ri qeveritar




I mandatuari për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se nesër, të premten, do të prezantojë kabinetin e ri qeveritar.

Në një konferencë për media, Haradinaj ka refuzuar të japë emra për ministra vetëm ka shtuar se do të ndjekë të gjitha procedurat ligjore.

“E dimë të gjithë procedurën. Me kërkesën për seancë i dorëzojmë edhe qëllimet programore. Programi vjen pas një kohe për të gjithë. Besoj për nesër do të prezantojmë edhe kabinetin. Do të ndjekim procedurat ligjore”, ka thënë ai.

Akoma nuk dihet zyrtarisht ndarja e ministrive për partitë në koalicion, për arsye se ka pasur mosmarrëveshje mes koalicionit PANA dhe Listës Serbe.




Be the first to comment

Leave a Reply