Haradinaj pas takimit me Mogherinin: Kosova do të marrë atë që i takon!




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini me të cilën ka biseduar për proceset që po i kalon Kosova. “Takova në selinë e BE-së Përfaqësuesen e Lartë për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë, Federica Mogherini, me të cilën biseduam miqësisht për proceset, të cilat po i kalon Kosova. Kosova do të marrë atë që i takon!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook. Haradinaj së bashku me kryeministrat e tjerë të Ballkanit do të darkojnë sonte së bashku me Federica Mogherinin për të diskutuar situatën në rajon, dhe rrugën drejt BE-së.




Be the first to comment

Leave a Reply