Haradinaj priti në takim Kadri Veselin




Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pas marrjes së detyrës në Qeverinë e Kosovës, priti në takim kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli.

“Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli e përgëzoi kryeministrin Haradinaj për detyrën, duke i dhënë mbështetje në punë dhe angazhimet e përbashkëta të institucioneve të vendit.

Kryeministri Haradinaj theksoi se institucionet e reja të Kosovës do të përshpejtojnë proceset në të cilat ndodhet vendi, në veçanti në vendosjen e sundimit të ligjit dhe rendit, në forcimin e qeverisjes së mirë, zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe të rrugës së integrimeve euro-atlantike”, thuhet në njoftim.

Haradinaj tha se bashkëpunimi ndërinstitucional është i domosdoshëm për të përmbushur aspiratat e vendit./Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply