Havolli kërkon nga prokuroria ta hetojë Shpend Ahmetin për korrupsion




Sokol Havolli, këshilltar i kryeministrit në largim, Isa Mustafa, ka sulmuar të martën kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke e cilësuar atë mashtrues ordiner.

Duke folur për dërgimin në Prokurori të 70 dosjeve kundër qeverisjes komunale të Isa Mustafës nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje, Havolli ka thënë se “çdo ditë prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale”.

Postimi i plotë i Havollit:

“Çdo ditë prokuroria po sqaron se 70 lendet e dërguara nga Shpend Ahmeti, nuk përmbajnë elemente penale. Kjo i bie që Shpendi e ka bërë atë që di më së miri, mashtrimin. 

Tash, prokuroria është mirë të hetoj Shpend Ahmetin për dhënie të lejeve objekteve te cilat vet i ka dërguar në prokurori. Duket se i ka shantazhuar ndërtuesit e atyre ndërtimeve, dhe, përnjëher po të njejtit i pajisë me leje.

Vetëm korrupsioni e shpjegon këtë sjellje të Shpendit, e cila po ashtu, është shkelje e ligjit”, ka shkruar Havolli. /Telegrafi/




Be the first to comment

Leave a Reply