Haxhiu: Miratimi i Strategjisë kundër korrupsionit pa kaluar në Kuvend, jo e ligjshme




Deputetja e lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, që njëherësh është edhe kryetare e Komisionit parlamentar për legjislacion tha sot skandalet dhe shkeljet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur, duke bërë të ditur më tej se Qeveria e ka miratuar Strategjinë kundër korrupsionit, duke e bërë të “plotfuqishme”, por pa e miratuar Kuvendi i Kosovës.

Haxhiu thekson se kjo është jo e ligjshme dhe duhet dhënë përgjegjësi për këtë.

Lexoni të plotë reagimin e Haxhiut:

“Skandalet dhe shkeljet e Qeverisë Haradinaj nuk kanë të ndalur!

Me ligjin mbi Agjensionin Kundër Korrupsionit, neni 16 thuhet se “Qeveria paraqet për miratim në Kuvend strategjinë Kundër Korrupsionit…..”

Qeveria Haradinaj e ka miratuar këtë strategji ne Qeveri por NUK e ka proceduar në Kuvend pra e ka bërë të “plotfuqishme” pa e miratuar Kuvendi i Republikës së Kosovës!

Kjo është e papranueshme, jo e ligjshme dhe duhet dhënë përgjegjësi për këtë!

Bashkëngjitur gjeni Vendimin e nënshkruar nga kryeministri Haradinaj dhe Nenin 16 të Ligjit për AKK!”.




Be the first to comment

Leave a Reply