Hetime ndaj një zyrtari që keqpërdori detyrën në Komunën e Gjilanit




Prokuroria Themelore e Gjilanit, respektivisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër  S.K. nga komuna e Gjilanit, për shkak të veprës penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar”.

Në komunikatën e dërguar për media thuhet se Prokuroria ka nxjerr aktvendim për fillim të hetimeve pasi që gjatë viteve, 2016-2017, i pandehuri S.K, si person zyrtar në komunën e Gjilanit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete dhe kompanitë “Eco Higjena” SHPK nga Gjilani, dhe kompanisë “El-Bau” SHPK-ë, nga Gjilani, ka tejkaluar kompetencat e tij zyrtare duke i favorizuar kompanitë me çmime më të larta, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet sipas kërkesave të autoritetit kontraktues.

“I pandehuri S.K. me këto veprime ka kryer veprën penale “keqpërdorimi i detyrës zyrtare apo autoriteti zyrtar” nga neni  422 paragrafi 1 të KPRK-së”, përfundon njoftimi për media.




Be the first to comment

Leave a Reply