Historia frymëzuese e shqiptarit me aftësi të kufizuara, që garoi në Lojërat Paraolimpike




Prej vitit 1997 ai është në një karrige me rrota për shkak të një aksidenti që e la me pasoja, por gjymtimi fizik nuk e kufizoi të ndjek ëndrrën e tij. Haki Doku, sot është person me aftësi të kufizuara, i cili zbuloi befas pasionin dhe shpirtin e garës. Ai përshkoi shkallët e rrokaqiejve, duke shënuar guinness-in e tij për sfidën e 2,688 hapave në një orë. “Gara më bëri të kuptoj se kush jam. Unë jam një individ dhe jo një person me aftësi të kufizuara. Shkallët më mësuan të mos kisha frikë, edhe pse mund të bija, sërish ngrihesha”, ka rrëfyer ai.

Sipas gazetës La Repubblica, e cila i ka kushtuar Haki Dokut një artikull, historia e shqiptarit është me të vërtetë e pabesueshme. Është një njeri që ka arritur të transformojë një tragjedi, për shumë të patejkalueshme, në një rilindje. Hakiu është një atlet paraolimpik, i pari që përfaqëson vendin e tij në një Olimpiadë. Ishte 2012-të dhe në karrigen me rrota ai me krenari përshkoi Stadiumin e Londrës duke valëzuar flamurin me shqiponjën me dy koka. Por, kini kujdes që të mos përdorni tone patetike kur flini për figurën e tij. Pyesni më mirë se ku ai gjen guximin të zbresë me “dy rrota” të tij nga shkallët e rrokaqiejt më të lartë në botë dhe pastaj ai do t’ju tregojë të gjithëve për jetën e tij të re, që filloi dy vite pas incidentit që e paralizoi.

Me një kurajo për t’u marrë shembull, Haki Doku është sot një personazh që frymëzon pa kushte shumë njerëz, për vet orientimin e papritur që i ka dhënë jetës së tij.




Be the first to comment

Leave a Reply