Hoti: Deputetët në Kuvend me gjuhë fyese, nuk po ka rend shtëpie




Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti reagoi sot në Kuvend pas një debati ndërmjet deputetes së LDK-së, Hykmete Bajramit dhe deputetes së PDK-së, Sala Berisha Shala, lidhur me pjesëmarrjen në Komisionet parlamentare dhe delegimin e detyrave në rast mungese në mbledhje.

Pas debatit të këtyre dy deputetëve, reagoi shefi i GP-së së LDK-së, Hoti duke dënuar gjuhën e përdorur.

“Ky debat është plotësisht i panevojshëm. I Lus të gjithë deputetët të përmbahen nga kjo gjuhë. Njëherë kryesuesi e quajti ‘rrenc’ një deputet, pastaj deputetët këtu këtë debat, kah po shkojmë kështu… Në Kuvend nuk ka rend “, tha Hoti.

Pas deklaratë së Hotit, reagoi kryesuesi i Kuvendit, Xhavit Haliti.

Ai tha se ka 15 vjet që i ka duruar duke folur për të dhe asnjëherë nuk ka reaguar.

“…. Edhe unë kam gjak, ndonjëherë mundem me reagu”, tha Haliti.




Be the first to comment

Leave a Reply