Hoti konfirmon votën e LDK-së pro demarkacionit me Malin e Zi




Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se 27 votat e deputetëve të LDK-së janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se ‘keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishtë parlamentare.

“27 votat e deputeteve te LDK-se janë në favor të ratifikimit të marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. ‘Keqinterpretimi’ i qëllimshëm që disa medie po i bëjnë postimit të deputetit Ramiz Kelmendi është përpjekje e kotë për zhvendosjen e vëmendjes nga pamundësia e koalicionit qeverisës për t’i siguruar të gjitha votat e shumicës së brishtë parlamentare.

Koalicionit qeverisës i takon t’i siguroj 62 vota. Nuk mund të arsyetohen me refuzimin e deputetëve serbë, për shkak se me votat e tyre e mbajnë në këmbë qeverinë e brishtë”.




Be the first to comment

Leave a Reply