Hoti propozon tryezë të përbashkët të partive politike për të caktuar datën e zgjedhjeve




Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka theksuar se vendi nuk mund të drejtohet nga një qeveri e pakicës.

Ai këto komente i ka bërë në konferencën e rregullt javore të LDK-së, ku duke folur për qeverinë aktuale, ka thënë se janë 350 mijë vota të qytetarëve të Kosovës në opozitë, derisa pak mbi 200 mijë vota janë në pozitë.

“Ne propozojmë të mbahet një tryezë e përbashkët më të gjitha partitë, për tu dakorduar për datën e zgjedhjeve dhe veprimet që duhet të ndodhin në ndërkohë”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij, nëse nuk ndodhë tryeza e përbashkët, atëherë ata si parti janë të detyruar të çojnë përpara mocionin e votëbesimit për qeverinë Haradinaj.




Be the first to comment

Leave a Reply