Hoti: Shtyhet seanca e së mërkurës, Kuvendi është bërë jofunksional




Shefi i Grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se seanca e së mërkurës është shtyrë dhe sipas tij Kuvendi është bërë jofunksional.

Hoti në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime përmes zgjedhjeve të lira e demokratike.

“Seanca e nesërme e Kuvendit shtyhet. Kuvendi është bere jo funksional. Kuvendit i ka humbur kuptimi, si institucioni me i larte i shtetit. Është urgjente funksionalizimi i institucioneve legjitime, përmes zgjedhjeve te lira e demokratike”, shkruan Hoti.




Be the first to comment

Leave a Reply