Hoxha: Do të vazhdojmë me reforma drejt integrimit në BE




Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha gjatë takimit vjetor ndërmjet Suedisë dhe Kosovës ka thënë se bashkëpunimi me këtë shtet është shumë i rëndësishëm në reforma.

Ajo ka falënderuar shtetin suedez për përkrahjen ndaj Kosovës drejt integrimit në BE, raporton lajmi.net.

“Bashkëpunimi suedez është i fokusuar në fusha shumë të rëndësishme në reforma. Shuma totale e këtyre reformave është rreth 70 milionë euro. Synojmë që të konsiderohemi edhe me forumin e nivelit të lartë. Dua të falënderoj shtetin suedez për përkrahjen e madhe të shtetit suedez dhënë Kosovës, duke marrë parasysh aktualitetin në Kosovë dhe integrimin e Kosovës në BE. Ne do të vazhdojmë me reformat tona për integrim evropian si dhe për çuarjen e vendit përpara”, ka thënë Hoxha.




Be the first to comment

Leave a Reply