Hoyt Brian Yee: Interesi i SHBA-ve është integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE




Një ndër interesat kryesore të SHBA-ve në Ballkanin Perëndimor është që tu vihet në ndihmë vendeve të rajonit të integrohen me pjesën tjetër të Evropës dhe të ndërtojnë një të ardhme prosperuese, demokratike dhe të qëndrueshme deklaroi zëvendësndihmës sekretari amerikan Hoyt Brian Yee.

“Interesi ynë është që vendet e rajonit të kenë ekonomi sa më të mirë të tregut, e cila do t’u ofrojë mundësi të gjithë qytetarëve, ndërsa veçanërisht të rinjve”, deklaroi Ji në intervistën për televizionin H1 Sarajevë.

Ai i hodhi poshtë pohimet e disa mediave se do të jetë ambasadori i ri amerikan në Maqedoni, duke shtuar se është “i kënaqur me punën që tani po e kryen”.

Duke u përqendruar në paralajmërimet për një strategji të re të SHBA-së për Ballkanin, Ji theksoi se për politikën amerikane nuk vendosin diplomatë individualë, por Ëashingtoni.

“Në rastin me rajonin Qeveria amerikane fuqimisht i mbështet aspiratat për anëtarësim në BE”, shtoi Yee.

Lidhur me dëshirën e Serbisë për anëtarësim në BE, por jo edhe në NATO, Yee theksoi se është e drejtë sovrane e secilit vend të marrë vendim strategjik ku dëshiron të inkuadrohet.

“Vendet të cilat duan të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian, NATO-s apo cilësdo qoftë organizate ndërkombëtare, do të duhet t’i bindin liderët apo anëtaret e atyre organizatave se me të vërtetë janë të përkushtuara në atë qëllim”, shtoi Yee në intervistë.




Be the first to comment

Leave a Reply