Hulusi Asipi: Lëvizja Besa parti e denjë për t’i përfaqësuar interesat e shqiptarëve të maqedonisë




Në kuadër të intervistave që portali TopAlNews realizon me personazhe të jetës politike në Maqedoni, sot kemi realizuar intervistë me anëtarin e Kryesisë qendrore nga Lëvizja BESA z. Hulusi Asipi.

 

1.Kush është Hulusi Asipi?

Jam i lindur më 1972 në Kumanovë, me vendbanim në Llopat (Kumanovë). Shkollën fillore e kam kryer në vendlindje, ndërsa atë të mesme në Kumanovë.

Studimet i kam kryer në Fakultetin e mjekësisë në Rijekë të Kroacisë më 1999, ndërkaq Specializimin në Neurologji e kam përfunduar në Shkup në vitin 2012.

Aktualisht punoj si neurolog në spitalin e Kumanovës, jam i martuar dhe  baba i 5 fëmijëve.

2.Përse zgjodhët si opsion politik Lëvizjen BESA?

Lëvizja Besa u profilua si një lëvizje popullore e cila i ngërthen në vete gjitha elementet e popullit shqiptarë në Maqedoni dhe si e tillë është e vetmja parti e denjë t’i përfaqëson shqiptarët e Maqedonisë.

3.Ju u zgjodhët edhe anëtar i ri i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, na thuani diçka rreth arritjes tuaj në këtë pozitë ?

Marrja me politikë më është sugjeruar qysh prej pas luftës, por kam pasur qëndrim se populli jonë ka më shumë nevojë për kuadro të mirëfilltë profesionale, se sa për njerëz që merren me politikë.

Me kalimin e kohës, me hasjen në vështirësi në karrierën profesionale dhe të kolegëve të mi si dhe profesionistëve të lëmive tjera pikërishtë nga politikbërja e gabuar, vetëvetiu na u imponua që të kyçemi në proceset politike.

Në fillim për ta ndihmuar Lëvizjen Besa në zgjedhjet parlamentare e më vonë me zhvillimet e fundit në Lëvizjen Besa, angazhimi në rimëkëmbjen e lëvizjes sonë që u profilizua si shpresa e fundit e shqiptarëve të Maqedonisë.

Me propozimin e Kryetarit të Lëvizjes Besa Bilall Kasami dhe me pëlqimin paraprak të degës sonë në Kumanovë, u dakorduam që të jem anëtar i kryesisë qëndrore.

4.Cili do të jetë kontributi juaj në politik, konkretisht në Lëvizjen BESA, dhe strategjia e mëtutjeshme ?

Unë do të insistoj në shfrytëzimin e të gjitha mekanizmave politik në krijimin dhe avancimin profesional të të gjithë kuadrove shqiptarë dhe të tjerë, pa marrë parasysh animin politik të tyre.

Vetëm me kuadro profesionale të mirëfillta ne mundemi të japim kontribut në sistemin shtetëror dhe të kërkojmë hisen tone në buxhetin e shtetit, për përmirësimin e jetsës se shqiptarëve në maqedoni.

Me njerëz të profilizuar profesionalisht, është shumë më e lehtë për të avancuar çështjen tone, dhe ti kalojmë më lehtë problemet që I has shoqëria jonë në përditshmëri.

5.Si e vlerësoni rolin e të rinjëve në Lëvizjen BESA, a është prioritar ?

Rinia është ardhmëria e një kombi, vetëm me rini të shëndoshë edhe ardhmëria është e sigurt, dhe me këtë edhe populli në përgjithësi.

Politika duhet të ketë prioritet numër një krijimin e kushteve,  që rinia mos të braktisë vendin, që rinia të jap kontributin apo më saktë ti mundësohet që të bëj ndryshime në shoqëri, pasiqë kjo është e vetmja formulë që të dalim nga ky qorsokak dhe të kemi sukses në të ardhmen./TopalNews/




Be the first to comment

Leave a Reply