I dehuri përpiqet ti japë qumësht ariut, reagimi i tij ka qenë i tmerrshëm




Një ari ka kafshur në krah një burrë të dehur që po përpiqej ta ushqente me qumësht.

Andrey Sakharovsky u sulmua nga ariu në një kafene ruse në rrugë , në Irkutskut, Siberi. 42-vjeçari u dërgua menëherë në spital.

Edhe pse i dehur, stafi i kafenesë i shiti atij qumësht për t’ia hedhur tre arinjve që mbaheshin për të tërhequr klientë. Por në vend të kësaj, Sakharovsky u pëpoq që të kalonte enën me qumësht përmes shufrave dhe një nga arinjt kapi krahun e tij.

Në një video sigurie shihet burri i sulmuar duke u ngjitur këmbadorasi mbi një gardh për të arritur në kafaz dhe më pas dëgjohet duke ulëritur nga stafi i kafenesë.

Kuzhinieri Gabil Guseinov vrapoi ta ndihmonte duke i gjuajtur me lopatë ariut të zemëruar në mënyrë që Sakharovsky të tërhiqej nga dhëmbët e tij. Më në fund 42-vjeçari arriti të lirohej por krahu i tij ishte coptuar nga ariu.

 

 




Be the first to comment

Leave a Reply