I ka ndryshuar shpesh por pa rënë në sy, modelet e flokëve që keni adhuruar tek Elvana Gjata




Këngëtarja e njohur Elvana Gjata ka eksperimentuar jo rrallëherë me modelin e flokëve të saj. Diva e muzikës shqiptare, edhe pse nuk ka provuar ngjyra të “çmendura”, sërish ka bërë disa ndryshime që asaj i janë përshtatur më së miri. Elvana ka preferuar të qëndrojë tek biondia kryesisht, por edhe kafja dhe e zeza kanë qenë në listën e Elvanës. Përveç ngjyrës, Elvana ka bërë disa ndryshime ne modelin e tyre, duke qenë se gjithmonë ka pasur flokë të dendur, dhe i është dhënë mundësia që të provonte modele të reja. Elvana nuk është asnjeherë njësoj, por edhe ndryshimet e saj nuk janë drastike, që ajo të mos njihet më. Këngëtarja i përshtatet edhe trendeve të fundit, por pa harruar të sjellë vetë diçka ndryshe. Se për cilat modele e kemi fjalën shikoni fotot e mëposhtme;

Elvana si bubi kaçurrel…

Ajo ka qenë edhe bionde, bionde

Më pas e mbylli paksa ngjyrën…

Derisa u shfaq me flokë të gjata…

Po me flokë të gjata dhe të drejta e mbani mend?

Elvana tregoi edhe para disa kohësh modelin e flokëve të shkurtra që sot është trend

Ashtu i ka edhe sot, ndonjëherë me onde 

Ndonjëherë të drejta




Be the first to comment

Leave a Reply