I “lyer” me gjak, burri paraqitet Live në Facebook, menjëherë pasi theri me thikë gruan e tij (Foto,+18)




Një burrë i gjakosur e ka paraqitur veten në një video Live në Facebook, vetëm pak çaste pasi që thuhet se ka therur gruan e tij deri në vdekje.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje të tmerrshme në të cilat shihet Abu Marwan, 41 vjeç, i cili flet në kamerë, me atë që duket të jetë gjak i freskët në fytyrën e tij dhe i cili edhe “rridhte” nga dora.


Ai pretendohet se ka vrarë gruan e tij – nga e cila ishte ndarë – pasi ajo ‘e shkelmoi’ kur u përpoq ta vizitonte atë për të zgjidhur çështjet e tyre.

Ai thuhet se me këtë veprim ka tentuar tu tregojë ndjekësve të tij një mesazh për gratë që ‘irritojnë’ burrat e tyre, duke thënë: “Kështu do të përfundoni”.

Në pamjet, që mendohet se janë hequr nga Facebook, mund të shihet duke prekur fytyrën me një dorë të “veshur” me gjak.

I veshur me syze, një xhaketë të zezë, ai pastaj ecën jashtë dhe poshtë disa shkallëve para se të ndalet pranë një muri.

Marwan, me origjinë nga Siria është akuzuar për therjen e gruas së tij 37-vjeçe, deri në pesë herë në qafë, ngjarje e ndodhur në Jugperëndim të Gjermanisë.

Ai, siç thuhet më tej, është parë duke u larguar me një nga fëmijët e tij – një djalë 12-vjeçar – para se të paraqitej Live në Facebook.

Në paraqitjen e tij Live, djaloshi ishte parë afër tij.

Më pas, Marwan është arrestuar nga policia në Karlsruhe, vetëm pak kohë pas largimit nga skena e krimit.




Be the first to comment

Leave a Reply