Ibrahimi: E dhimbshme që shefat e Visar Ganiut e fshehin borxhin edhe nga vetë Ganiu




brahimi: E dhimbshme që shefat e Visar Ganiut e fshehin borxhin edhe nga vetë Ganiu

Gjatë emisionit 200 në Alsat-M, kandidati i Lëvizjes BESA për kryetar komune në Çair, Zeqirija Ibrahimi, tha se shkaku i korrupsionit, e ka bërë që Komuna e Çairit të ketë borxh rreth 2,3 milion euro. Ndaj këtyre pohimeve, reagoi kandidati i BDI-së, Visar Ganiu, i cili tha se iu është drejtuar organeve të komunës dhe i ka pyetur rreth borxhit të komunës, ndërsa përgjigjja që e ka marrë, ka qenë se komuna nuk ka fare borxhe. Megjithatë, Ganiu nuk ofroi ndonjë dëshmi se komuna është pa borxhe. Ndaj kësaj, ka reaguar Zeqirija Ibrahimi i BESËS, duke thënë se këto të dhëna që i prezanton, janë marrë nga hulumtimi i realizuar nga grupi i gazetarëve hulumtues BIRN, të publikuar në bazën e të dhënave “Komunat nën llupë”, në portalin Prizma.mk. Ajo që është më e dhimbshme, theksoi Ibrahimi, është se si shefat e Visar Ganiut e fshehin borxhin që e ka komuna, edhe nga vetë kandidati i tyre për kryetar komune.




Be the first to comment

Leave a Reply