Ibrahimi: Të depolitizohen dhe departizohen shkollat e Çairit




Janë disa shkolla fillore të Çairit që disa vite vazhdojnë të kenë kushte minimale të punës, ka thënë në pres konferencën e sotme për media, kandidati i BESËS për komunën e Çairit, Zeqirja Ibrahimi.

 

“Shkollat e komunë së Çairit lënë shumë për të dëshiruar. Më 15 tetor përfundon politizimi dhe partizimi i arsimit në Çair, në qeverisjen tonë i ndalohet secilit arsimtar në orar të punës të bëjë agjitacion dhe propagandë politike. Asnjë arsimtarë nuk do të pësojë për shkak të bindjeve politike, mjafton të kryejë punën e tij në orar të mësimit dhe me dinjitet dhe nuk i ndajmë arsimtarët në baza partiake, por në bazë të përgatitjeve në shkollë”, ka thënë Ibrahimi.




Be the first to comment

Leave a Reply