Identifikohen disa anëtarë të grupeve kriminale të trafikut të 613 kg kokainë nga Kolumbia




Grupi hetimor vijon hetimet lidhur me ngarkesën prej 613 kg kokainë kolumbiane me vlerë tregu 180 milionë euro e cila u sekuestrua mbrëmjen e 27 shkurtit në magazinat e Maminasit në Durrës.

Ora News mëson se grupi hetimor ka identifikuar disa anëtarë të grupeve kriminale që ishin të interesuar për të tërhequr ngarkesën nga magazina në Maminas ku ajo do të shkarkohej.

Flitet për pjesëtarë të dy grupeve të fuqishme kriminale që operojnë në Tiranë dhe dy grupe të tjera në Durrës. Mësohet se krerët e këtyre grupeve janë personazhe të njohur të botës së krimit

Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbisë Maltes e Italisë.  Ka qenë DEA dhe antimafia italiane që kanë dhënë koordinatat e anijes që në nisje nga Kolumbia, pasi kjo kompani ishte në listen e firmave të dyshuara për trafik droge.

Pronari i firmës “Arbri Garden” Arber Çekaj ishte shoqeruar disa herë në Kolumbi. Nga keto fakte sherbimet policore e kishin piketuar si te dyshuar. Më pas veprimet u kryen nga policia dhe doganat shqiptare

Mbylli biznesin tre jave para aksionit

Pronari i firmës “Arbri Garden” Arber Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit dhe të jetë larguar jashtë vendit.

Roli i të arrestuarve: Menaxheri mendohet se eshte pjese e rrjetit

Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbise Maltes e Italise

Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoqë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Donaldo Lushaj  kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt  Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.

Konteniere te tjere me kokaine ne Durres?

Grupi hetimor kërkon verifikimin e disa kompanive të tjera që kanë aktivitete tregtare me Amerikën Latine pasi ka dyshime se të tjerë konteniere me kokainë, të këtyre kompanive, kanë ardhur në Durrës.




Be the first to comment

Leave a Reply