Igli Tare vazhdon të konfirmohet si një nga drejtorët sportivë më efikas në Serie A.
Ish-sulmuesi shqiptar, numri 2 i skuadrës së Lacios, ka kompletuar një tjetër transferim të suksesshëm, që do t’i garantojë ekipit roman 30 milionë euro.
Polemikat që rrethuan sulmuesin Keita Balde sollën përjashtimin dhe gjobitjen e futbollistit me ngjyrë, që kërkonte me ngulm Juventusin, por pa u gjetur më parë akordi financiar mes dy klubeve. Në pak orë, drejtori sportiv i Lacios konsumoi një tratativë me Monakon, duke arritur akordin për 30 milionë euro, plus bonuset në varësi të objektivave për ekipin e Principatës.
Keita Balde refuzoi fillimisht ekipin e kampionatit francez, Ligue 1, por u bind nga paga e majme, përballë mundësisë për të qëndruar në një klub, ku as drejtuesit dhe as tifozët nuk e duan. Në një takim në malet e Kortinës, si në skenarin e një filmi, presidenti i Lacios, drejtori Igli Tare dhe superagjenti Jorge Mendes, që kujdeset për interesat e Monakos, arritën marrëveshjen surprizë.
Sulmuesi senegalez bëhet përforcimi i dytë i Monakos, pas firmës së malazezit Jovetiç që u ble nga Interi.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.