Moderatorja sportive s’mundi ta hidhte poshtë faktin se është e lidhur kur Luana Vjollca gjatë “Shiko kush luan” tha se Ilda Bejleri është në një marrëdhënie.
Prej muajsh përflitet se ajo është e lidhur me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu, por ajo ka thënë se kur u fotografuan bashkë, kishin dalë “si shokë”.
Gjatë një loje ku Dren Abazi duhet të zgjidhte gruan që do të merrte për nuse nga showbiz-i shqiptar, pas shumë ballafaqimesh vendosi të mbante Ilda Bejlerin. Këtu, ndërhyri Luana duke e thënë hapur:
“Ilda është e zënë more djalë”
Ilda qeshi me të madhe, por s’e mohoi. Edhe pse Luana e ngacmoi duke i thënë se i bie të martohet me dy burra, Ilda mes të qeshurash u shpreh:
“Nuk thashë gjë unë, thashë ne u martuam këtu.”
Klevis Balliu dhe Ilda Bejleri u fotografuan bashkë në shtator, teksa dilnin bashkë nga një restorant pas eventit të 20-vjetorit të “Opinion”. Burime pranë çiftit sigurojnë se ata janë bashkë, por ende s’kanë vendosur ta bëjnë publike.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.