‘Inatet’ e forta mes artistësh! Këta janë kolegët që ‘injorojnë’ njëri-tjetrin në heshje




Në estradën shqipare kemi emra të shumtë që njihen për talente e që përreth vetes kanë arritur të krijojnë popullaritet.

Numri më i madh i tyre vjen nga lëmi i muzikës ku me projektet muzikore që sjellin çdo sezon bëjnë që zërat t’u dëgjohen kudo e xhepat t’u mbushen plot nëpër koncerte, shkruan lajmi.net

Dikush me më shumë e dikush me më pak klikime publiku po i ndjek, do dhe vlerëson për atë që bëjnë.

Bashkëpunimet sigurisht se janë të pranishme dhe të nevojshme për t’a ndryshuar rutinën e përkrahja mes kolegësh nuk mungon kur ata publikojnë edhe këngë solo.

Mirëpo jo të gjithë përshtaten, respektojnë e përkrahin njëri-tjetrin pasi kemi hasur në shumë keqkuptime madje të atij lloji sa rasti ka shkuar deri tek plagesa në mes të qytetit.

Të gjithë e dinë raportin e zbehtë të grupeve OTR dhe BabaStars por të paktë e ndoshta krejt të zbehta i kanë informacionet se shumë kolegë të tyre të tjerë e ‘injorojnë’ njëri-tjetrin në heshje.

Lajmi.net ka bërë disa kërkime ku ka gjetur shumë emra të njohur të estradës të cilët nuk ndiqen në Instagram, madje disa prej tyre as që na ka shkuar në mendje se mund të mos jenë të paktën miq në rrjete sociale e lere më që në media e publik nuk kemi parë asnjëherë konfrontime mes tyre.

Në vazhdim ju sjellim listën e emrave të cilët kanë ‘injoruar’ kolegët e tyre në heshje dhe vazhdojnë akoma t’a bëjnë të njëjtën gjë:

Unikkatil

Viktor Paloka, i njohur si Unikkatil është njëri prej reperëve që ndjek më së paku kolegë të tij në rrjete sociale.

Nëse flasim se kë nuk e përcjell ai në karrierë lista do të bëhej tejet e gjatë, mirëpo duke pasur parasysh se ka ndjekur vetëm 26 persona në Intagram janë tre emra të njohur me të cilët ka miqësi, gjithmonë është fjala nëpër rrjete sociale.

Unikkatil ndjek në Intagram vetëm Besnik Canollin (2po2), Capital T, dhe Mozzik-un. Ky i fundit dihet edhe si fans i flaktë i Unikkatilit.

Gold AG

Reperi Gold AG është shumë i dashur për publikun, njiher për afërsi me disa prej kolegëve të tij reper e të zhanreve të tjera por Arian Agushi nuk ndjek një numër të madh prej tyre e që lista do të bëhej akoma më e gjatë nëse nuk do t’i ndanim disa më të njohur si: Unikkatil, Ledri Vula, Adelina Ismaili, Adelina Berisha, Tuna, Nora Istrefi, Ronela Hajati, Young Zerka, Blero, Lumi B, Adrian Gaxha, Majk, Capital T, Sinan Vllasaliu, Butrint Imeri, Flori Mumajesi, Stresi.

Ledri Vula

Duke qenë një person gjithashu me ndikim, Ledri Vula është njëri prej reperëve që ndiqe nga plot një milion njerëz në Instagram, mirëpo kjo nuk do të thotë se edhe ai përcjell një numët të madh të njerëzve, madje as kolegët e tij.

Ai në Instagram ndjek Marina Vjollcën por jo edhe kolegen e tij këngëtare e cila e ka sfiduar veten në muzikë, Luana Vjollcën.

Ledri Vula nuk i ndjek as të tjerët si: Gold AG, Mozzik, Getinjo, Stresi, Adelina Ismaili, Adelina Berisha, Enca Haxhia, Çiljeta Xhilaga, Majk, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Meda, Tuna,Blero, Butrint Imeri.

Enca Haxhia

Këngëtarja Enca Haxhia së fundmi është emri më i komentuar në media, shkak i provokimeve e projekteve muzikore me skena eksplicite.

Janë disa prej kolegëve të saj që e përkrahin e përcjellin në rrjete sociale mirëpo ka edhe të atillë që nuk e bëjnë një gjë të tillë dhe Enca ua kthen pikërisht me të njëjtën monedhë.

Enca Haxhia ‘injoron’ në heshje: Tunën, Adelina Berishën, Ledri Vulën, Getoar Selimin, Filloretë Raçin, Genta Ismajlin, Unikkatilin, Capital T, Besnik Canollin (2po2), Mozzik, Getinjon, Soni Malajn, Flori Mumajesin, Çiljetën.

Mund të duket e habitshme pasi publikisht u shpreh se e do, por Enca nuk e ndjek në Instagram as Adelina Ismailin.

Genta Ismajli

Këngëtarja Genta Ismajli qe një kohë të gjatë pjesë e skenës muzikore ka arritur që përveç shumë fansave të krijoj shoqëri të afërt edhe me disa prej kolegëve të saj por jo me të gjithë.

Ndonëse në publik nuk vihet re, Genta në heshtje ‘injoron’: Enca Haxhinë, Ronela Hajatin, Adelina Ismailin, Adelina Berishën, Leonora Jakupin, Majk, Capital T, Medën, Sabri Fejzullahun, Sinan Hoxhën, Samanta Karavellën, Filloretë Raçin, Dafina Zeqirin

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi më herët nuk ka qenë edhe aq aktive në rrjete sociale mirëpo kohëve të fundit i ka shpeshtuar postimet dhe duket se është rikthyer fuqishëm.

Ajo gëzon raporte të mira me pothuajse shumicën e kolegëve madje kjo vërehet edhe publikisht mirëpo Leonora Jakupi ka disa prej kolegëve që nuk i ndjek në Instagram.

Ndër ta janë: Noizy, Enca Haxhia, Genta Ismaili, Ledri Vula, Visar Shala, Lumi B, Adelina Berisha, Sinan Vllasaliu, Sabri Fejzullahu, Capital T, Majk, Blero etj.

Tuna Sejdi

Dikur ishte shumë aktive, më pas angazhimet në jetën private e kanë bërë të largohet nga rrjete sociale madje edhe nga projektet muzikore.

Tuna Sejdi e cila është martuar me muzikantin Patris Berisha njëherësh vëllain e Robert Berishës e që është kunati i koleges së saj Nora Istrefit, ka filluar të bëhet shumë aktive në Instagram.

Ajo, ka një afërsi me disa prej kolegëve të saj madje kjo vihet re edhe nga jashtë mirëpo në sy të publikut nuk vihet re se Tuna nuk ka edhe shumë interesim për kolegët e saj këngëtar si: Motrat Ismaili, Era Istrefi, Majk, Genta Ismajli, Unikkattil, Ledina Çelo, Enca, Nozy, Ledri Vula, Blero, Stresi e shumë e shumë të tjerë por ajo çfarë na ra në sy është se Tuna përveç se nuk e ndjek Era Istrefin, në Instagram nuk e ka as kunatën e saj Norën e as edhe kunatin Robert Berisha fakt ky që ngjall akoma më shumë dyshime për raportet e ftohta të ata kanë mes vete.

Për dallim prej kolegëve këngëtarë që i kemi përmendur më lartë e që i kemi mundur t’i harrojmë shumicën pasi ka shumë janë edhe dy prezantueset seksi, Elita Rudi dhe Luana Vjollca ato të cilat në heshtje ‘injorojnë’ njëra- tjetrën.

Kujtojmë se gjatë analizës ishte Soni Malaj këngëtarja më e ndjekur nga kolegët e saj nga zhanret e ndryshme të muzikës mirëpo habiti fakti se shumë nga artistët nuk e ndjekin Adelina Ismailinin.

Këtu duhet një sqarim pasi Adelina nuk ka qenë edhe aq aktive në rrjete dhe së fundi ka filluar të rikthehet jo vetëm aty por edhe në të gjitha ato që lidhen me karrierën e saj dhe botën e medias.

Duhet përmendur se përveç për Norën dhe Tunën më herët nuk kemi hasur në ndonjë lajm që flet për përçarje raportesh sa u përket personave që i kemi përmendur më lartë mirëpo në heshtje gjysma e estradës po dalin të jenë shumë kokëfortë me arsyetimin se ‘nuk të ndjek unë i pari’ dhe kështu u kthehet me të njëjtën monedhë dhe shumica nuk përcjellin kolegun-kolegen në rrjetet e famshme sociale.




Be the first to comment

Leave a Reply