“Infermierë për Shqipërinë, përzgjidhen vendet e punës sipas renditjes së fituesve




Fituesit e konkursit “Infermierë për Shqipërinë” në qarkun e Tiranës përzgjodhën vendet e punës sipas klasifikimit përfundimtar në bazë të pikëve të marra në testim.

185 kandidatët që kaluan pragun dhe u shpallën fitues për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në qarkun e Tiranës, përzgjodhën sipas renditjes 87 vendet e lira të punës për këto specialitete në qendrat shëndetësore dhe spitalet e qarkut Tiranë.

Vende të lira pune për infermierë ishin 69, për mami kishte 5 vende pune dhe për teknikë laboratori 3.

E njëjta procedurë do të vijojë në çdo qark të vendit deri në plotësimin e 416 vendeve vakante për infermierë, mami, fizioterapistë, teknikë laboratori dhe teknikë imazherie në institucionet shëndetësore. Procesi do të përmbyllet brenda datës 27 Prill.




Be the first to comment

Leave a Reply