Integrimi, Rama: Shumë shpejt rezultate konkrete nga Vettingu




Kryeministri Edi Rama gjatë përgjigjeve në Parlament të pyetjeve të deputetëve për procesin e integrimit, u shpreh se shumë shpejt do të ketë rezultate konkrete nga Vettingu.

Rama: Çelja e negociatave nuk lidhet me atë çfarë mund të bëjmë ne më mirë. Në fillim u vendosën 5 pyetje. Pastaj u vu Vettingu. Implementimi i Vettingut ka nisur dhe rezultatet do të vijnë shumë shpejt. Por nëse BE kërkon më shumë kohë për probleme të veta, atëherë mund të vazhdojë të thotë që thellohuni, thellohuni me vettingun dhe ne e dimë mirë se çfarë do të thotë kjo. Nëse nuk e dini, pyetni Luan Ramën t’ua thotë.

Pastaj, dolën zgjedhjet e lira. Pastaj hyri dhe doli dhe hyri, çështja e kanabisit. Në fund të këtij sezoni mbjelljesh dhe kultivimin dhe ju do të shihni rezultate spektakolare. Ka dalë edhe fantazma e krimit etnik shqiptar e nxitur nga forca të caktuara.

Sidoqoftë, përgjigja ime është gjithashtu e thjeshtë dhe optimiste sepse reformat e thella, lufta kundër korrupsionit dhe krimin, implementimin i mëtejshëm i reformës në drejtësi, në tërësi reformimi i shtetit, janë vetë procesi i integrimit evropian. Shqipëria është ajo që ua detyrojmë të parëve dhe fëmijëve tanë.  

18:25 -Shëndetësia falas? Rama-LSI: Nuk jemi bërë pishman që qeverisëm 4 vjet

Pyetja 7 nga 19 pyetjet që Lëvizja Socialiste për Integrim i drejtoi kryeministrit Edi Rama, “Do të kemi më shëndetësi falas apo qeveria është bërë pishman?”, mori përgjigje me ironi nga kreu i qeverisë.

Rama: Ne nuk jemi bërë pishman që qeverisëm bashkë 4 vjet jo më të bëhemi pishman për një qëllim kaq të lartë për shërbim shëndetësor falas. Kështu që politika jonë për shërbim universal do të vijojë. Do të mbështesim fort parandalimin dhe diagnostikimin e hershëm. Do të vazhdojmë ta zgjerojmë ndjeshëm kujdesin shëndetësor pa pagesë. Patjetër që do të vijojmë bashkëpunimin me institucionet jo publike shëndetësore. Kantierin do të vazhdojmë ta zgjerojmë me vepra të tjera infrastrukturore.

Duke iu përgjigjur pyetjes për shtresat në nevojë, Rama sqaroi skemën e re që do të ndërmerret nga qeveria.

Rama: Deri në vitin 2021, ajo që ne kemi qëllim me programin e ri që e transformon qasjen ndaj familjeve në nevojë është që në dy familje, një të jetë përfituese e mbështetjes për riintegrim dhe e përfshirë në programin “Shqipëria punon”, me qëllim që deri në vitin 2025, tre në katër familje të përfshihen në këtë program. Skema sot është goxha e pastruar, por kërkon rritje të mëtejshme të transparencës. Do të kemi një paketë të re për invalidët. Një nga mekanizmat e shumtë që do të ndryshojë është se nuk do të lëmë më një hapësirë boshe për aq shumë pisllëk dhe korrupsion midis kërkesave të personave me aftësi të kufizuar dhe kempeve me disa vula.

I pyetur për rritjen e punësimit, Rama u përgjigj:

“Për shkak të injektimit prej 1 miliard në programin për rindërtim do të kemi rritje shumë të konsiderueshme të punësimit”.

Gjatë seancës, kreu demokrat Lulzim Basha u largua nga salla e Kuvendit.

Rama i përgjigjet pyetjes së Dules për planin rregullues të Himarës

Rama: I kam thënë dhe ua përsëris të gjithë atyre deputetëve, qoftë të Partisë Socialiste, qoftë të Partisë Demokratike, qoftë Vangjelit që nuk e di se kujt partie i përket në këtë moment, që të sjellin një dokument të vetëm, një provë të vetme që tregon se në atë zonë ka një veprim asimetrik me çfarë ndodh nga Tropoja deri në Konispol. Nuk e kam dëgjuar kurrë që planifikimi, pra një plan rregullues bëhet për të dëmtuar interesa të caktuara njerëzish që kanë prona. Kjo nuk ekziston. Aq më tepër që studioja e projektimit është e njohur dhe drejtuesi është një vllah grek.

Ligji i të drejtave të minoriteteve

Rama: Ne e kemi miratuar që në muajin prill projektligjin dhe ka ardhur në Kuvend. Pr/ligji është produkt i një konsultimi shumë të gjerë. Premtimi është dhënë 10 vjet më parë dhe jo nga ne. Është një provë e prekshme e faktit që kjo qeveri ka vërtetë në fokus të drejtat e njeriut dhe për të reflektuar një realitet historik të kombit tonë.

Parandalimi i zjarreve

Rama: Brenda 100 ditëve të para ne do të paraqesim në shumë aspekte për çdo sektor planet e ristrukturimit. Në këtë rast, mund të them se ka një ligj që nuk e kemi miratuar ne, por është një bazë e mirë për të zhvilluar më tej një proces përfshirje në raste emergjencash, jo vetëm punonjësve por edhe të grupeve të ndryshme, gjë që e bën e gjithë bota e qytetëruar. Në asnjë vend të BE, kur ka një emergjencë civile, reagimi nuk mbetet vetëm tek punonjësit e strukturuar, por shumë më gjerë se kaq.

 15:50- Sot sërish Kuvend për programin e qeverisë, PD s’ka pyetje, LSI 19

Debati për programin e qeverisë do të zhvillohet ditën e nesërme. Pas përfundimit të mbledhjes së kryetarit të Kuvendit me grupet parlamentar është rënë dakord që kjo seancë të nisë nesër në orën 9 të mëngjesit.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njoftoi deri në orën 16:00 duhet të depozitohen pyetjet, dhe me pas në orën 18:00 do të rimblidhet seanca të dëgjuar përgjigjet e pyetjeve.

Gramoz Ruçi: U dakordësua që të vazhdojmë sipas këtij kalendari: Deri në prën 16:00 të ditës së sotme deputetët të depozitojnë pyetjet që kanë për programin e qeverisë. Në orën 18:00 hapet seanca plebare e cila do të dëgjojë përgjigjet e pyetjeve të bëra nga deputetë të vecantë. Me kaq do të mbyllet  seanca e ditës së sotmeNesër në 9 të mëngjesit hapet debati do të bazhdojë deri në 10:45 do të bëhet një ushim 45 minuta me kërkesë të PD, pasi ka një event politik dhe do të fillojë në 11:30. Grupet parlamentare sot në seancën e orës 18: 00 të depozitojnë edhe listën e diskutantëve për ditën e nesërme.

Por pak minuta para orarit të lënë nga kreu i Kuvendit, Partia Demokratike bëri me dije se nuk do paraqesë asnjë pyetje me shkrim në seancën e orës 18:00.

Qëndrimin e shpjegoi përmes një deklarate në emër të grupit parlamentar.

“Partia Demokratike nuk do t’i japë asnjë shans kësaj maxhorance të keqpërdorë  kohën  në favor të publiciteteve varfëruese për shqiptarët.Për rrjedhojë vendimi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, është të mos drejtojë pyetje që i japin mundësi propagandës qeveritare. Pyetjet dhe çështjet që shqetësojnë qytetarët do të ngrihen gjatë seancës së debatit ku secili deputet do të ketë mundësinë të mbrojë gjatë fjalës së tij qëndrimet dhe argumentet në favor të qytetarëve”. 

Ndërkohë grupi parlamentar i LSI-së ka depozituar 19 pyetje pranë Sekretarisë së Kuvendit, pyetjet për programin e qeverisë.

 




Be the first to comment

Leave a Reply