Interpelanca, Nikolla: Universiteti publik nuk është në kaos nga ligji. Ka probleme të brendshme




Ministrja Lindita Nikolla në interpelancën e kësaj të enjte iu përgjigj kërkesës së deputetëve të LSI për ligjin e arsimit të lartë. Ajo tha se universiteti publik nuk është në kaos për shkak të ligjit, por për probleme të brendshme.

“Ju them me bindje se asnjë universitet publik sot nuk është në kaos, prej ligjit të ri të arsimit të lartë. Dëshira për t’i veshur sistemit disa problematika të universitetit të Tiranës është krejt e pavend. Problemet që has sot janë të brendshme që do të zgjidhen shumë shpejt me përfshirjen e të gjithë aktorëve në jetën e atij universitet dhe marrjen e vendimeve të duhura në kohën e duhur”, tha Nikolla.

Ajo informoi se kanë mbetur vetëm tre VKM pa miratuar nga aktet nënligjore që do të përmbyllen brenda shkurtit. Ndërsa për strategjinë e arsimit të lartë, ajo tha se është duke përfunduar.

“Zbatimi i ligjit të ri ka sjellë sfida për të gjithë aktorët duke përfshirë dhe vetë ministrinë e Arsimit, askush nuk nund të thotë që zbatimi i një reforme të rëndësishme dhe kaq tërësore nuk do të ishte sfiduese për të gjithë aktorët, sepse kërkon ndryshimin e mentalitetit të të gjithë autoriteteve drejtuese, dhe të vetë ministrit të Arsimit që ka më pak kompetenca kundrejt institucioneve të arsimit të lartë. Kemi hartuar e miratuar strategjinë për kërkimin shkencor dhe po përfundojmë strategjinë e re për arsimin e lartë. Të gjitha institucionet kanë detyrimin ligjor të zhvillojnë strategjitë institucionale në kuadër të akreditimit institucional”, tha Nikolla.

Ndërsa për procesin e Maturës Shtetërore, Nikolla tha se nuk ka qenë ajo në atë periudhë në krye të institucionit, por ministrja teknike.

Ndërsa deputetja Kejdi Mehmetaj në përgjigje të ministres tha se ka kthyer përgjigje për ato që konsideron vetë ministrja që duhet të thotë por jo çështjet që janë ngritur.

Më herët Mehmetaj tha se ligji për arsimin e lartë është shkelur në 5 nene të tij, dhe përfundimi është që papërgjegjshmëria në zbatimin e ligjit vetëm ka rritur kostot e familjeve shqiptare.

Në përditësim…

Top Channel




Be the first to comment

Leave a Reply