INTERVISTË/Arta Sadiku – Akteshi: Lëvizja Besa, parti gjithë përfshirëse dhe me vizion




Në kuadër të intervistave që portali jonë realizon me fytyrat e reja në politike, sot ju sjellim intervistën me antaren e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, znj.Arta Sadiku Akteshi.

TopAl News: Kush është Arta Sadiku Akteshi dhe çka ju bëri të kyçeni në politikë?

Arta Sadiku-AkteshiJam magjistër e shkencave pedagogjike, e lindur dhe e rritur në Shkup, jam nënë, bashkëshorte dhe mësuese dhe mundohem të jap kontributin maksimal në proceset shoqërore këtu në Maqedoni. Rrjedh nga një familje arsimdashëse ku çdo herë janë munduar të japin kontrubutin për këtë shoqëri. Ndoshta kjo më bëri që unë të kyçem në politikë që të jap kontributin tim më të madh për një të ardhme më të mirë në drejtim të avancimit të proceseve politike, arsimore dhe kulturore të kësaj shoqërie.

TopAl News: Pse lëvizja Besa?

Arta Sadiku-Akteshi: Sepse është opcion i ri politik, i pakoruptuar, plot me energji, tregon ambicje, ideologji, shpresë  për të tjerët , dhe liria e shprehjes që mbretëron brenda saj.  Arsyeja është për shkak se kreu i kësaj partie z.Bilall Kasami është një njeri që e përkrah të drejtën, fjalën e lirë, njeri i vendosur, parimor, vizionar dhe mbi të gjitha një njeri i pa korruptuar. Arsyja tjetër është se Lëvizja Besa në programin dhe statusin e saj i ka të përmbledhura të gjitha shtresat e shoqërisë si dhe është ndër partitë e vetme që ka krijuar hapësira për veprim politik të gruas shqiptare.

TopAl News: Ju moderuat edhe kongresin e parë të Lëvizjes Besa. Si e përjetuat atë moment?

Arta Sadiku-AkteshiSidoqoftë  ishte përvoja ime e parë , dhe normalisht që mund të kem patur edhe pak emocione por besoj se kaloj mirë.  E shfrytëzoj këtë rast që të falenderoj të gjithë për ndihmën dhe përkrahjen që treguan.

TopAl News: Në mbledhjen e Kuvendit Qëndror u zgjodhët edhe anëtare e Kryesisë Qëndrore . Çka do na thonit për këtë?

Arta Sadiku-AkteshiJam e nderuar që më zgjodhën  anëtare të kryesisë qëndrore. Unë e ndjej këtë si përgjegjësi të madhe.  Faleminderit kryetarit dhe kuvendarëve që ma besuan këtë detyrë. Do të mundohem ta jap kontributin tim maksimal.

TopAl News: Së fundmi jeni përzgjedhur të jeni pjesë e një program vizitor për liderë të ri në politikë që do të mbahet në SHBA. Na thoni diç më shumë rreth kësaj ?

Arta Sadiku-AkteshiPo është vizitor-program politik për lider të ri si dhe  marrjen e përvojave të reja politike në SHBA.  Jam e përzgjedhur në këtë program falë angazhimit tim politik në Lëvizjen Besa dhe besoj që me përvojën e fituar nga kjo vizitë në SHBA të mund të jap kontributim tim në jetën politike përmes Lëvizjes Besa.




Be the first to comment

Leave a Reply