Intervistë me anëtaren e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa Hatije Etemi




Në kuadër të intervistave që organizon “TopAl News” me politikanët e rinjë që janë prurje të reja në subjektet politike, sot prezantojmë para juve intervistën me anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa z.Hatije Etemi.

 

  1. Kush është Hatije Etemi dhe çka ju motivoi të kyçeni në politikë?

 

Unë jam Hatije Etemi, nënë e dy fëmijeve. Kam prejardhje nga një familje arsimdashëse që ka dhënë kontribut maksimal në shkollimin dhe përparimin tim që në të ardhmen të kontribuoj në mënyrë maksimale në shoqëri e sidomos në edukiminin e gjeneratave të reja të cilët janë pjesë kyçe e shoqërisë sonë. Kam të kryer fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze. Jam e punësuar në gjimnazin Kiril Pejçinoviq në Tetovë me një përvojë 16 vjeçare, njëkohësisht jam aktive në disa organizata joqeveritare.

 

  1. Pse Lëvizja Besa?

 

Duke parë situatën politike në vend dhe mënyrën se si udhehiqet ajo dhe duke parë padrejtësitë me të cilat përballemi ne në përditshmërinë tone, unë tani më nuk mundesha të qëndroj duarkryq dhe të luaj rolin e një vrojtuesi pasiv. Kështu që si opcion i vetëm i cili me platformën e saj i përmbushte të gjitha kërkesat e popullit ishte Lëvizja Besa e cila në të kaluarën nuk ka patur ndonje bagazh te errët politik, si dhe në këtë parti kryesisht ishin të përfshirë njerëz të rinj me vizion të qartë i cili do të nxirrte shtetin nga ky kaos që po kalon. Po të mos ishte LB politikat në vend do të qëndronin ashtu siç ishin me parë dhe populli duhej të priste edhe shumë gjatë për ndryshime në këtë vend. Kjo e fundit e bëri që partitë tjera në pushtet të mos rrinë rehat dhe nga ana tjetër janë zëri më i fuqishëm i popullit që i mbron interesat e tij dhe se gjërat nuk do të shkojnë çdo herë në rrugë të gabuar.

 

  1. Në mledhjen e Kuvendit Qendror u zgjodhët edhe anëtare e Kryesisë Qendrore, çka do na thoni për këtë?

 

Unë si një ndër anëtaret e para femër, kur u kyça në LB nuk synoja poste nëpër kryesi të kësaj partie, por doja të kontribuoja pa kushte që bashkë me anëtarët tjerë të kësaj partie të sjellim drejtësi në vend.

Tani më që jam pjesë e kryesisë qendrore dua të falënderoj kryetarin e kësaj partie z. Bilall Kasami dhe anëtarët e kuvendit qendrorë të cilët dhanë dritë jeshile për kyçjen time në kryesinë qendrore.

Unë jam e sigurtë se nga kryesia qendrore do të jap maksimumin tim duke kontribuar në të gjitha aspektet duke vënë në shërbim të gjitha vlerat e mia intelektuale dhe shoqërore.

 

  1. Femra vetëm “numër” apo zë i vërtet në politikë?

 

Siç e ceka edhe më lartë familja është shtylla kryesore në Lëvizjen Besa!

Pra, po të mos ishte femra, valle a do të kishte familje? – Përgjigjja ime është jo.

Andaj, roli dhe zëri i femrës në Lëvizjen Besa janë pjesë primare si në vendim marrje, po ashtu edhe si pjesë aktive e LB

Po ashtu, nëse në ndonjë të ardhme të afërt LB bëhet pjesë e qeverisë jam shumë e sigurt se femra do të ketë rol të rëndësishëm në poste udhëheqëse dhe vendim marrëse.

 

  1. Si e vlerësoni rolin e të rinjëve në Lëvizjen Besa?

 

Lëvizja Besa njihet si nje parti të cilën e përbën kryesisht rinia, andaj dhe rinia e kësaj partie është për tu vlerësuar shumë për kontributin e saj në Lëvizjen Besa. Po ashtu, bëri një kthesë të madhe në politikë duke hedhur poshtë të gjitha politikat e vjetra, me kapacitetet e tyre shpresëdhënëse.

Nga këtu shfrytëzoj rastin për t’ju thënë të rinjve dhe të rejave mos e braktisni vendlindjen se ajo ka nevojë për ju dhe kapacitet e juaja. Ju jeni shpresa dhe motori lëvizës i shoqërisë sonë.

Ndryshimet vijnë nga ju dhe vetëm nga ju…

 

/TopalNews/




Be the first to comment

Leave a Reply