Intervistë me anëtaren e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa Xhemile Memeti




Në kuadër të intervistave që portali TopAlNews realizon me personazhe të jetës politike në Maqedoni, Sot kemi realizuar intervistë me anëtaren e Kryesisë qendrore nga Lëvizja BESA znj.Xhemile Memeti.

  1. Kush është Xhemile Memeti? 

Jam e lindur në Kumanovë. Shkollen fillore kam kryer ne SH.F “Dituria” ne Shkup,ndërsa shkollën e mesme të mjekësisë së përgjithshme pranë SH.M “Nikolla Shtejn” në Tetovë. Gjuhë dhe letërsi shqipe, drejtimin arsimor, kam mbaruar pranë Fakultetit filologjik “Blazhe Koneski”në Shkup. Më vonë ja inkuadruar në Akademinë ushtarake “Gjeneral Mihaillo Apostollski” në Shkup ku kam përfunduar shkollimin për eprorë ushtarak. Momentalisht punoj në Drejtorinë për sigurim të informatave të klasifikuara.

  1. Pse Levizja Besa? 

Lëvizja Besa u themelua në një kohë kur populli kërkonte ndryshime rrënjësore. Ishte kohë kur paten filluar burgosjet dhe vrasjet në të gjithë shtetin. Maqedonia disi filloj të shëndrohet nënjë shtet diktatorial. Çdo politikë e qeverisë në atë kohë ishte e drejtuar kundër shqiptarëve por që më vonë u dëshmua se ajo politikë ishte shkatëruese për shtetin në përgjthësi. Kjo per mua ishte një shenjë se me të vërtetë diçka nuk shkon në këtë shtet.  Ishte moment kur nuk mundesha të qëndroj duarkryq, ishte koha të veprohet dhe vendosa të kyçem në Lëvizjen Besa si parti e cila bën artikulimin e nevojave të popullatës dhe e cila parti dallon nga tjerat.

3.Jeni edhe anëtare e Kryesisë qendrore  Levizjs Besa, çka do të thoni pëkëtë

Jam shumë mirënjohëse që më besuan këtë pozicion. Mendoj që me pervojën time do të mundem të kontriboj. Më gezon fakti që anëteret e Kryesisë qendrore jemi intelektual të sferave të ndryshme, me përgaditje profesionale të lartë dhe besoj se do të plotësohemi mes vete dhe do të kemi sukses si parti politike. Është një sfidë situate që kërkon një aftësi dhe kapacitet tëlarte intelektual, por edhe shpirtëror për të qenë e sukseshme në këto përgjegjësi që më janë besuar nga partia.

4.Femra vetem “numer” apo zë i vërtetë në politikë? 

Nuk mendoj se ka të bëj më me gjininë sa vlen ajo që flet. Nëse në vepër e materializon mendimin dhe ai rezulton me sukses, nuk ka pse të mos jetë femra zë i vërtet në politike, fundja suksesi në politikë është i lidhur ngushtë mes individeve dhe është jologjike të mos kuptohet se suksesi i secilit individit është e mira e përgjithshme. Pastaj ka femra politikane që janëshembull për këtë që po e them.

5. Ju jeni edhe kryetare e Keshillit ne Komunen e Çairit, na thoni dicka me shume mbi kete angazhim qe e keni marr?

Ashtu si e theksova edhe më lart, është një përgjegjësi e madhe, aq më tepër që roli i Këshillit Komunal është shumë i rëndësishëm në menaxhimin e tërësishëm të Komunës. E dini se një kohë të gjatë situata me mos krijimin e këshillit komunal solli deri te bllokimi i punës të komunës gjë që i dëmtonte më shumë banorët e Çairit.

Momentin kur ne vendosëm për të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Këshillin Komunal ishte vendimtare edhe fakti që shkaku i mos funksionimit të këshillit gjithë punëtorët e administratës por edhe arsimtarët në kuadër të komunës të Çairit rrezikonin të marrin rrogat e tyre. Ne arritëm një marrëveshje që të debllokojmë këtë proces dhe besoj se ja arritëm qëllimit. Normalisht që kemi edhe plane dhe projekte të cilat do mundohemi ti realizojmë konform mundësive që na ofrohen. Unë jam në këtë pozicion falë votuesve të Lëvizjes Besa dhe normalisht që veprimi im politik do bazohet kryesisht në interesat e anëtarëve tonë dhe banorëve të Çairit./Topalnews/




Be the first to comment

Leave a Reply