Intervistë me anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, z.Enver Salihi




Në kuadër të intervistave që organizon “TopAl News” me politikanët e rinjë që janë prurje të reja në subjektet politike, sot prezanzojmë para juve intervistën me anëtarin e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Besa, z.Enver Salihi.

TopAlNews: Kush është Enver Salihi?

Enver Salihi: Kam lindur në Kumanovë ku kam mbaruar shhkollimin fillor dhe të mesëm ndërsa studimet i kam mbaruar në fakultetin juridk “Shën Kirili dhe Metodij” Shkup në vitin 2007.Pas diplomimit një kohë të shkurtër punova në zyrë avokati ndërsa një periudhë kam punuar edhe në Qeveri dhe nga viti 2008 jam i punësuar në Agjensionin për Kadastër në Shkup ku punoj që 10 vitë në pozitën bashkëpunëtor i lartë për çështje juridike. Jam i martuar dhe jam prind i dy fëmijëve .

TopAlNews: Përse e zgjodhët si opcion Lëvizjen BESA?

Enver Salihi: Që prej kohës së lashtë filozofi Aristoteli njeriun e pagëzoi si si Zoon Politikon- qenie politike dhe nëse nuk mirresh me politik atëherë politika merret me ju dhe unë në jetën time si i ri, pa hipoteka kam preferuar që gjatë rreshtimit tim në politik të zgjedh parti politike e cila përfaqesohet nga njerëz të shkolluar, të moralshëm dhe mbi të gjitha njerëz që synojnë realizmin e të drejtave tona kolektive dhe kombëtare dhe si person i tillë që nga fillimi ishte dhe mbetet kryetari Billall Kasami dhe Lëvizja Besa- shpresa e shqiptarëve te Maqedonisë

TopAlNews:Ju u zgjodhët anëtar i ri i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, na thuani diçka rreth arritjes tuaj në këtë pozitë ?

Enver Salihi: Në veprimtarinë dhe kyçjen time në politikë gjithmonë kam pasur dëshirë të qëndroj mbrapa shokëve jo nga friga e paraqitjeve publike por nga modestia ime, kurse ne jetë ndonjëherë duhesh edhe t’ju dalësh në ballë proceseve sepse çdo organizim ka nevoj për rifreskim dhe kyçje të anëtarëve të ri të cilët kanë vullnet dhe ide për ti çuar proceset para.Diçka që më ka befasuar pozitivisht gjatë kyçjes time ka qënë modestia e kryetarit tonë i cili ka shkuar ne çdo degë partiake dhe ka nuhatur vullnetin e bazës dhe në bazë të vendimit nga poshtë i ka zgjedh edhe anëtarët e Kryesisë Qëndrore gjë që nuk kemi hasur deri tash në politik-bërjen shqiptare, ku dihet kemi parti politike ku anëtarë zgjidhen njerëz të afërt me kryetarin dhe jo ata që i do baza. Një faleminderim i veçant shkon edhe për shokët dhe bashkëpuntorët e mi të cilët më propozuan dhe më dhanë kurajo dhe besoj se nuk do të zhgënjehen nga ky angazhim i imi.

TopAlNews: Cili do të jetë kontributi juaj në Lëvizjen BESA dhe strategjia e mëtutjeshme?

Enver Salihi: Besoj se me angazhimin tim do t’i jap një frymë të re Levizjes Besa duke vepruar në parimin që të gjithë jemi një dhe anëtarët e kryesis qëndrore janë anëtarë të Lëvizjes dhe përfaqësojnë gjithë aktivistët e jo vetëm një rajon të caktuar duke bërë një standard të ri në skenën politike dhe me profesionalizmin që kam unë dhe stafi i kryesisë me 15 departamente jemi të gatshëm ti përgjigjemi gjitha sfidave në skenën politike. Pas kompletimit të kryesisë dhe departamenteve jemi të gatshëm të funksionojmë me kapacitet të plotë duke mos e pas dert edhe mbetjen në opozitë sepse për ne me rëndësi janë parimet e jo pozitat qeveritare pas të cilave joshen shumica e partive politike.

TopAlNews: Si e vlerësoni efikasitetin e administratëës shtetërore dhe sistemin gjyqësor ?

Enver Salihi: Administrata shetërore është e stërngarkuar duke mos pasur edhe informacion të saktë për numrin e të punësuarve dhe nuk ka një sistem kariere të sigurt që administratorët të bëjnë ngritje në bazë të përvojës profesionale dhe meritave por ende funsionon sitemi i përzirjes së politikës në ngritjen vertikale në pozitat mbrenda institucioneve të caktuara.Ne si shtet kemi marrë kritika të shumta nga institucionet europiane për të gjitha mangësit që ka adminiistrata duke filluar nga politizimi, mos efikasiteti dhe lufta e pakompromist e krimit dhe korrupcionit.Besojm se në të ardhmen diçka do përmisohet.

Të gjithë e kemi të qartë se akti më i lartë juridk i një shtëti është kushtetuta e cila garanton te gjitha të drejtat qytetare, sundimin e të drejtës, barabarsinë e qytetarëvë pa marrë parasysh pëkatësin etnike, religjioze dhe racën gjë qe është në kundershtim me praksën e deritashme të sistemit gjyqsor i cili asesi të reformohet dhe të veproj në kuadër te rregullave demokratike i tillë ishte edhe rasti i Almirit ku i akuzuari edhepse kryen një vepër të rëndë si vrasje me paramendim dhe pas një kohe prokuroria e partizuar me mbetje të shumta nga shteti i kapur nga e kaluara bie vendim për rikualifimi te veprës penale nga vrasje me paramendim ne aksident rrugor edhe atë një vendim i sjellur në baze nacionale ku prokurorët shqipëtar votojnë kunder rikualifikimit të lëndës ndërsa prokurorët maqedonas votojnë për rikualifikim të lëndës edhepse nuk kishte dëshmi të reja si parakusht për ndryshimin e vendimit të parë kurse nga ana tjetër kur si palë e akuzuar ishte Naser Eshtrefi i cili e vrau moshatarin e tijë në vetëmbrojtje u dënua me 14 vite burg nën akuzën vrasje me paramendim duke vënë kështu standard të dyfishta mvarësisht se cili është i akuzuari.

Si detyrë parësore e kësaj qeverie ishte të realizohet projekti nje shoqëri për të gjithë mu ashtu si e parashofin normat ligjore dhe kushtetuta e jo të bihen vendime të cilat e vrasin të gjithë shoqërin dhe krijojnë ndasi edhe më të mëdha.Reformat ne gjyqsi jo se nuk janë bërë ato ende edhe nuk janë nisur duke rrezikuar kështu që kasapët e vjetër të cilët bënë një gjyqsor të kontrolluar vazhdojnë ta gëllabërojnë ende fatin tonë dhe lëkundin themelet e shtetit .




Be the first to comment

Leave a Reply