Intervistë/ Melinda Rashiti: Lëvizja BESA do t’i përkrahë proceset e reformave…




Në kuadër të intervistave që portali TopAlNews realizon me personazhe të jetës politike në Maqedoni, Sot kemi realizuar intervistë me anëtaren e Kryesisë qendrore nga Lëvizja BESA znj. Melinda Rashiti

 

1.Kush është Melinda Rashidi dhe çka ju motivoi të kyçeni në politikë?

Jam  e lindur më 1977 në Strugë, arsimin fillor  (1992) dhe të mesëm (1996) e kam kryer në Strugë. Studimet e larta universitare i kam kryer në fakultetin pedagogjik “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup (2000) dhe mora titullin – Profesor i edukatës parashkollore. Jam në fazën përfundimtare duke e përgatitur  tezën e magjistraturës në studimet post-diplomike në fakultetin am – dega e  grupit klasor. Pas studimeve universitare (2001) u punësova  si mësimdhënëse në shkollën fillore “Murat Labunishti” në fshatin Labunisht të Strugës, me eksperience punë prej 17 vitesh. Jam aktive në disa organizata jo qeveritare dhe forume grash ku kam koordinuar disa projekte ku përfshihen  gratë. Jam nënë dhe ndoshta ai ishte motivimi im më i madh për kyqjen në politikë. Duke i ndjekur ngjarjet dhe rrjedhat  politikës në vendin tonë, arrita  në konkluzionin se kam qenë vetëm një vëzhguese indiferente e cili  vetëm nuk pajtohet me shtetin e disbalancuar dhe asimetrik ku do të rriten femijët e mi. Vet fakti i të qenurit indiferente flet që unë pajtohem pjesërisht me aktualitetin politik me qenë se nuk ndërmarrë asgjë për të arrit në një nivel për të zgjëruar horizontet e mia. E  irrituar nga indiferenca  dhe pasiviteti,  e nxitur nga dëshira për ndryshime rrënjësore dhe  dalja nga ai pasivitet  për të  prodhuar  një realitet të ri për të gjithë, vendosa të  kyçem në politikë.

2. Pse zgjodhët pikërisht Lëvizjen BESA?

Në Lëvizjen BESA identifikova diçka që partitë tjera nuk e kishin. Lëvizja BESA përveç që është parti politike tipike shqiptare, buron nga nevojat reale të shqiptarëve në Maqedoni, është subjekt më vete, ajo në të njëjtën kohë është edhe lëvizje, që do të thotë  se nuk e ka synim primar pushtetin, por para  së gjithash  ndërtimin e sistemit të ri të vlerave shoqërore. Lëvizja BESA ka parasysh vlerat familjare, morale, religjioze dhe mbi këto vlera  e ndërton politikën të saj vendore. Në skenën politike u shfaq në momentin e duhur kur  shqiptarët kishin nevojë për një freski politike, kur  shqiptarët   duhej të vendosin  a do të vazhdojnë  të qarkullojnë në “rrethin magjik” ose do  dallin nga ai rreth, do bëjnë hap para dhe do bëhen qytetarë të barabartë dhe të respektuar në vendin e vetë. Lëvizja BESA synim e ka funksionalizimin e shtetit dhe vendosja e kohezionit të brendshëm shoqëror, eliminimin e pabarazisë, diskriminimin dhe ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni.

3. Zëri dhe  roli i gruas, a duhet të fuqizohet çdo ditë në shoqëri, politikë edhe pse barazia dhe përfshirja nuk arrihen lehtë?

Përfaqësimi jo i barabartë i grave në proceset e zhvillimit  shoqëror, ekonomik dhe politik ka qenë dhe do të jetë temë kryesore e kritikëve feminist dhe do një qasje më të gjërë. Qindra kampanja janë organizuar në mbarë botën, me qëllim që ta ndryshojnë pozitën e gruas në shoqëri, gjegjësishtë në politikë. Mungesa e balancës  gjinore ka qenë dhe do të jetë një shqetësim i kahershëm për gratë. Trajtimi i disbalancës në nivel botëror nuk ka lëviz me përshpejtim të njëjtë, mënyra si është arritur dhe çfarë barierash janë dashur  të kapërcehen. Ecuria e dimensionit gjinor ndoqi një rrugë të gjatë dhe gradualisht të suksesshme duke prezantuar direktiva, rregullore, vendime, vetëm me një qëllim-ndryshime rrënjësore për mirëqenien e gruas në botë. Fakt i pamohueshëm është që gratë përbëjnë 50% të popullsisë botërore dhe kjo bie në kundërshtim me konceptin  e demokracisë. Përfaqësimi i barabartë i grave  në proceset  shoqërore  është imperativ  për  funksionimin  dhe zvillimin  e demokracisë së shëndoshë. Një fakt tjetër i pamohueshëm  edhe shkenctarisht  i dëshmuar se gratë në dallim prej burrave, kanë interesa, nevoja dhe eksperienca të ndryshme dhe kanë  diçka që na bën të veçanta dhe divine-instinkti i nënës.Të gjitha këta interesa, nevoja mund të implementohen dhe të realizohen  vetëm dhe vetëm nëse gratë, drejtëpërsëdrejti janë të inkuadruara në  të gjitha sferat e shoqërisë.

4. Në mbledhjen e Kuvendit Qendror u zgjodhët edhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Lëvizjes BESA do na thoni diçka për këtë?

Lëvizja BESA në të gjitha instancat e veta, në të gjitha organet e partisë, ka qasje gjithëpërfshirëse. Duke i strukturuar organet e veta në të gjitha nivelet e saj, merr në konsideratë elementin gjinor, elementin territorial, elementin profesional etj. Emri im erdhi si propozim i degës së Strugës e më pas Kuvendi Qendror e miratoi. I falenderoj anëtarët e dëgës së Strugës për besimin e dhënë dhe për këtë u jam mirënjohëse që unë të jem anëtare e Kryesisë Qendrore.

Kontributi dhe kapacitetet im intelektual është vlerësuar që në momentet e para kur unë u kyça në Lëvizjes BESA ku me kërkesë të kryatarit prof dr. Bilall Kasamit m’u besua  udhëheqja e  Departamentit  të Kulturës, ku bashkë me anëtarët tjerë përpiluam platformën për zgjedhjet parlamentare për çështje të kulturës. Por në të njëjtën kohë ekziston edhe ndjenja e  përgjegjësisë. Vlerësoj që besimi i dhënë nga Kuvendi  Qendror do jetë reciprok dhe do e arsyetoj përgjegjësinë që më është dhënë duke e angazhuar tërë potencialin dhe kapacitetin tim intelektual në shërbim të Lëvizjes BESA  për të ndryshuar rrjedhën dhe gjendjen politike e shoqërore të shqiptarëve në  krijimin e një stabilitetit afatgjatë.

5. Si e vlerësoni rolin e të rinjve  në Lëvizjen BESA?

Indikator më i mirë  që këtij  shteti  i nevojiten ndryshime rrënjësore dhe ridefinim thelbësor, është shpërngulja masive e të rinjve në shtetet perendimore në kërkim të stabilitetit, sigurisë, mirëqënies. Rinia është ardhmëria jonë. Ardhmeria e një kombi e një shteti, është në duar të rinisë të bartin përgjegjësinë dhe obligimet për të çuar shtetin përpara. Armata e Lëvizjes BESA është pikërisht rinia, intelektual të ndryshëm, me të cilën Lëvizja BESA do e  fitojë luftën e  barazisë. Përkrahja që ia dha rinia Lëvizjes BESA u evidentua në zgjedhjet e fundit  parlamentare ku të rinjtë masovikisht ia dhanë  mbeshtetjen pikërisht Lëvizjes  BESA si një britmë e fundit për shpëtim nga kthetrat  e regjimit antishqiptar..  Lëvizja BESA ia dha BESËN të rinjve dhe besën do e mbajë.

 

6. A do të bëhet pjesë e shumicës së re Lëvizja BESA ?

Lëvizja BESA ka qenë në dialog rreth rikonstruimit të qeverisë së re pë tu bërë pjesë e reformave euroatlantike duke ndihmuar kështu procesin në të cilën ka ngecur vendi. Por, Lëvizja BESA do të angazhohet edhe më tej pa marrë parasysh pozicionin pozitë-opozitë, Lëvizja BESA do të kujdeset për qytetarët e Republikës së Maqedonisë të cilët duan anëtarësim në NATO dhe BE, ekonomi të mirëfillt dhe lëvizje të lira drejt Bashkimit Evropian.

 

TopAlNews: Ju faleminderit.




Be the first to comment

Leave a Reply