INTERVISTË/Senad Ameti: Strategjia politike e Lëvizjes BESA, edhe më tej do të jetë ndërtimi i imazhit pozitiv dhe inkurajues tek të rinjtë




Në kuadër të intervistave që portali TopAlNews realizon me personazhe të jetës politike në Maqedoni, Sot kemi realizuar intervistë me anëtarin e ri të Kryesisë qendrore nga Lëvizja BESA z. Senad Ameti

 

1. Kush është Senad Ameti ?

Senad Ameti është Magjistër i Shkencave Juridike, i lindur në f. Gradec të Gostivarit, në të kaluarën kam vepruar me aktivitete në shoqërinë civile, ndërsa tani aktualisht jam i angazhuar si jurist-praktikant në një zyrë avokatie.

 

2. Përse zgjodhët si opsion politik Lëvizjen BESA?

Padyshim që edhe për mua si edhe për shumë të tjerë, dalja në skenë e Lëvizjes BESA ishte shpresëdhënëse dhe shumë entuziasmuese, njëkohësisht duke parë rrethanat politike të shqiptarëve të Maqedonisë, gjegjësisht pozitën inferiore në të gjitha drejtimet, mbase edhe ndoshta nga fakti i skenës politike jogjeneruese dhe të konsumuar, gjithësesi se ishte edhe nevoj e kohës dalja në skenë e një subjekti politik siç është Lëvizja BESA, si një energji e re, me figura të reja të pastërta dhe profesionalisht të dëshmuar, duke filluar nga frontmeni i saj kryetari dr. Bilall Kasami dhe shumë figurave të tjera që metëvërtetë pasurojnë dhe forcojnë boshtin politikbërës të kësaj lëvizjeje në skenën politike. Kryesisht këto ishin arsyet shtytëse dhe motivuese, të cilat më bindën që veprimtaria ime politike të jetë edhe formale me kyçje të drejtpërdrejtë në politikë pikërisht në Lëvizjen BESA.

 

3. Ju u zgjodhët edhe anëtar i ri i Kryesisë Qendrore në Lëvizjen BESA, na thuani diçka rreth arritjes tuaj në këtë pozitë ?

Edhe pse futja ime në politikë fare nuk ka qenë e ndërlidhur me atë se çfarë pozicioni do të bartë, por që nga fillimi aktivitetet e mia politike më shumë kanë qenë të karakterit organizativ se sa atij reprezentativ. Pas organizimit të Kongresit, rrethanat deshën që unë të jem në njërin nga organet më të rëndësishëm të partisë, siç është Kryesia Qendrore dhe për këtë falemenderim të veçantë shprehi ndaj të gjithë përkrahësve, kryetarit dr. Bilall Kasamit dhe eksponentëve të lartë që shprehën besim te une për të qenë anëtar i Kryesisë Qendrore.

 

4.Cili do të jetë kontributi juaj në politik, konkretisht në Lëvizjen BESA, dhe strategjia e mëtutjeshme ?

Sigurisht që realiteti i politikës në Maqedoni flet të kundërtën e asaj që duhet qenë. Sipas meje, politika duhet të jetë një fushë elitare e qytetarëve të ndërgjegjshëm dhe përgjegjshëm të cilët angazhohen në përmisimin e jetesës në shumë dimenzione, si dhe kushteve dhe rendit publik në përgjithësi. Kontributi im në politikë parasëgjithash synoj që të jetë në ngritjen e zërit dhe angazhim në forcimin e shtetit të së drejtës, zhvillim në standardin e jetesës, me institucione stabile, demokratizim të plotë dhe kushte të barabarta për të gjithë, kryesisht kjo në mes komuniteteve më të mëdha shqiptarëve dhe maqedonasve. Kjo në parim besoj se është edhe strategjia e duhur të cilën duhet ndjekur çdo politikan.

 

5.Si e vlerësoni rolin e të rinjëve në Lëvizjen BESA, a është prioritar ?

Duke marrë parasysh faktin se numri i të rinjve në nivel qëndror në subjektet politike dhe ekzekutiv të qeverisjes edhe më tej është shumë i ulët, mendoj se përfundimisht shqiptarëve në Maqedoni, u duhet përpjekje sa më madhe për ndërtimin e një imazhi pozitiv në drejtim të përgatitjes së politikave kombëtare për të rinjtë, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen e tyre në politikë dhe vendimmarrje në politikbërje. Inkurajim i tillë duhet përkrahur, andaj në këtë drejtim vijon edhe strategjia politike e Lëvizjes BESA ndaj të rinjëve.

 

TopAlNews: Ju faleminderit.




Be the first to comment

Leave a Reply