INTERVISTË/Teuta Bilalli: Të “luftohet” pabarazia dhe stereotipet të shumta gjinore




Në kuadër të intervistave që portali TopAlNews realizon me personazhe të jetës politike në Maqedoni, Sot kemi realizuar intervistë me deputeten e Lëvizjes BESA znj. Teuta Bilalli.

 

1.Si e vlerësoni rolin e gruas në politik dhe parlament ?

Teuta Bilalli: Detyrimi I politikës është që të sigurojmë një mirëqenie ekonomike të barabartë duke i kombinuar masat e synuara dhe të orientuara mirë, siҫ janë rritja e stabilitetit ekonomik, pjesëmarja në vendim marrje dhe qasja në drejtësi. Këtu tek ne politika e favorizon pjesërisht përfaqësimin e grave në parlament, për dallim nga vendet e zhvilluara ku vazhdimisht ndërtohen dhe nxiren mekanizma që e forcojnë rritjen e vetëdijes që femra të jetë sa më shumë aktive në zhvillimet shoqërore .

Nga gjithsejt 120 deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë 45 janë gra në numër ose 37,5% nga numri i përgjithshëm, që ka një rritje të dukshme  nga e kaluara , por që se akoma ka shumë punë për të  bërë në drejtim të pozicionimit të duhur. Numri i të zgjedhurve gra në Kuvend ka shumë rëndësi, vetëm në qoftë se ka efekt në veprimin e saj.

2. Cilat ishin motivet e kyҫjes suaj në politikë dhe pse Lëvizja Besa ?

Teuta Bilalli: Megjithatë, barazia gjinore e pranuar formalisht nga të gjithë, mbetet ende një sfidë për të cilën duhet të kontribuojnë të gjithë që të shënohen përmirësime.

Duke qenë e vetëdijshme se përfshirja e grave në poste vendimarrëse do i siguronte vendit tonë një perspektivë më të mirë për të gjithë shoqërinë, unë  jap kontributin tim për fuqizimin e zërit te gruas duke i përkrahur polikat të cilat promovojnë mundësitë e barabarta.

Lëvizja Besa si parti e re i ofroi shoqërisë shqiptare lidershipin dhe kuadro të rëja te cilat nuk bartin në vete hipotekat e së kaluarës , parti që ka qëlime dhe vizion , që bashkon rreth saj të gjithë qytetarët, që synon   avancimin e pozitës së gruas si e drejtë universale dhe e patjetërsueshme.

3. Femra vetëm “numër” apo zë i vërtet në politik ?

Teuta Bilalli: Të dyja bashkë, në momente të caktuara numër, në momente delikate zë i vërtet edhe pse në numër i vogël qoft si zë qoft si numër. Që të jetë zë dhe numër i fuqishëm fillimisht duhet të “luftohet” pabarazia që është si rezulltat i formësimeve shoqërore të bazuara në stereotipe të shumta gjinore, të pranishme si në familje, ashtu edhe në jetën publike.

Kjo pabarazi duhet sfiduar në dy aspekte e para është arsimimi i mirëfillt i shoqërisë, sepse në këtë mënyrë ne e rrisim vetëdijen e veprimit tonë politik dhe krijojmë kushte të mira sociale. Në këtë drejtim gruas i duhet që të mos ndihet asnjëherë e diskriminuar, ajo duhet të ndihet e barabartë e të ketë drejtësi sociale dhe gjinore.

4. Si e vlerësoni miratimin e ligjit të gjuhëve dhe ҫfarë mendimi keni në implementimin e tij?

Teuta Bilalli: Për ligjin e gjuhëve është debatuar shumë dhe tash dhe në të kaluarën. Ky ligj e avancon përdorimin e gjuhës shqipe në suazat e asaj që lejon kushtetuta. Për ҫdo ligj që nuk ka konsenzus dhe vullnet politik çdo herë ka vështirësi. Kështu si është ligji nuk i kënaq kërkesat e shqiptarëve dhe se si do të shkoj implementimi i ligjit mbetet të shihet. Megjithatë kjo është një e drejtë e garantuar me ligj dhe me konventa ndërkombëtare dhe as që duhet të diskutohet si e tillë.

Shpresojmë në vetëdijësimin e pjesës tjetër që janë kundër implementimit të këtij ligji sepse një qasje e tillë është në kundërshtim me aspiratat e Republikës së Maqenonisë që synon në NATO dhe BE.

5. Në cilat komosione jeni pjesëmarrëse?

Teuta Bilalli: Komisioni për punë dhe politik sociale

Komisioni për mbrojtje dhe siguri

Komisioni për arsim shkencë dhe sport

/TopAlNews/

 

 

 




Be the first to comment

Leave a Reply