Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim z. Ali Ahmeti ka takuar sot në Shkup ish Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Turqisë dhe ish liderin e AKP, Ahmet Davutogllu.
Bashkëbiseduesit diskutuan për zhvillimet politike në vend e rajon duke u fokusuar në situatën aktuale në vend.
Z. Davutogllu theksoi që Ali Ahmeti është një nga faktorët kyç të stabilitetit të Maqedonisë dhe rajonit duke marrë parasysh se shqiptarët jetojnë në 6 shtete në rajon dhe janë boshti kryesor i stabilitetit të Ballkanit.
Kryetari Ahmeti foli për angazhimet e Bashkimit Demokratik për Integrim në drejtim të stabilitetit politik të vendit, marrëdhënieve të mira ndëretnike, fqinjësisë së mirë, integrimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.