Ish-pjesëtari i UÇK-së mohon se u arrestua nga Policia e Kosovës




Gjatë ditës së sotme mediet kanë raportuar se pjesëtarë të Policisë së Kosovës, sot rreth orës 11 kanë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së, Besim Vokshi.
Sipas raportimeve Vokshi është arrestuar në ndërtesën e Gjykatës Themelore të Gjakovës dhe është transportuar për në Prishtinë. Por lajmin e arrestimit e ka demantuar vetë ish-pjesëtari i UÇK-së, Besim Vokshi.

Ai për Express ka deklaruar se gjatë ditës së sotme nuk është kontaktuar e as ndalur nga policia. Thotë se që nga mëngjesi gjendet në njërën nga pishinat e qytetit të Gjakovës.

“Nuk është i vërtetë lajmi rreth arrestimit tim. Unë jam në pishinë. Nuk jam kontaktuar nga asnjë pjesëtar i policisë, e as që kam marrë ftesë për intervistim”, ka thënë Vokshi për Express.

E ndërkohë që edhe policia rajonale në rajonin e Gjakovës mohon ta ketë arrestuar ish-pjesëtarin e UÇK-së.

“Jo ne nuk kemi ndonjë informatë që është arrestuar Besim Vokshi”, ka thënë zëdhënësja e policisë për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimja.




Be the first to comment

Leave a Reply