Isufi: Votojeni demarkacionin, do të korigjohen gabimet e Komisionit të Murat Mehës




Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ahmet Isufi ka theksuar se deputetët duhet ta votojnë Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Ai para deputetëve të Kuvendit të Kosovës ka thënë se propozimi i Qeverisë së Kosovës për zgjidhjen e demarkacionit, tregon për gabimet e gjetura nga Komisioni i formuar nga Qeveria e kaluar.

“Votojeni projektligjin, me ndryshimin që dokumentacioni zyrtar i Komisionit Shtetëror do të shërbej si orientim. Besoj se me ligjin e propozuar nga Qeveria mundemi që ta korigjojmë gabimin që e ka bërë Komisioni i Qeverisë së kaluar”, ka shtuar Isufi.




Be the first to comment

Leave a Reply