Itali, Matteo Renzi jep dorëheqjen nga Partia Demokratike




Matteo Renzi ka zyrtarizuar dorëheqjen si lider i Partisë Demokratike pas humbjes së thellë në zgjedhjet e zhvilluara në Itali.

Ky lajm u bë i ditur në fillim nga burime brenda partisë dhe më pas u konfirmua dhe nga vetë Renzi.

“Po lë drejtimin e partisë, duhet të hapet një faqe e re,” është shprehur ai në një konferencë të zhvilluar pak minuta më parë.

Dorëheqja e tij dukej çështje minutash përpara daljes publike që vonoi deri sot pasdite. Renzi qëndroi i mbyllur në zyrën e tij me më të besuarit.




Be the first to comment

Leave a Reply