Ivanov: Ligji për gjuhët është jokushtetues




Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov u shpreh në fjalimin e tij përmbyllës për vitin 2017 para deputetëve të Kuvendit të Maqedonisë se Ligji për gjuhët është jo kushtetues dhe represiv.

“Me këtë ligj për shkak të pikëve politike afatshkurte po vihet në pikëpyetje interesat e përhershme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas. Kërkesa për dygjuhësi është e rregulluar me amendamentin 5 nga Kushtetuta, e cila doli nga Marrëveshja e Ohrit, ku rregullohet çështja për gjuhën zyrtare në Maqedoni”, tha Ivanov gjatë fjalimit.

Sipas presidentit, nuk ka terminologji precize çfarë është gjuhë zyrtare.

“Ligji është represiv, ata që pohojnë se ky Ligj është në përputhshmëri me Kushtetutën dhe ligjet do t’i pyes me cilën kushtetutë dhe cilat ligje? Pas konsultimeve me ekspert mund të pohoj se ky Ligj për gjuhët nuk është kërcënim për gjuhën maqedonase por për unitaritetin e shtetit”, ka thënë presidenti Ivanov.




Be the first to comment

Leave a Reply