Ivanoviq: Presim që Lista Serbe ta mbështesë Haradinajn




Kryetari i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq tha se pret që Lista Serbe të mbështes koalicionin PANA, kandidat i të cilit për kryeministër është Ramush Haradinaj.

Ai për të përditshmen serbe “Danas” deklaroi se Lista Serbe ka bërë disa gabime në mesin e të cilave është edhe moszhvillimi i diskutimeve rreth mënyrës se si Qeveria e ardhshme e Kosovës do t`i trajtojë serbët, por ka pritur për një marrëveshje në mes të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Aleancës Kosova e re, Ramush Haradinaj dhe Behgjet Pacolli, transmeton Klan Kosova.

Kadri Veseli të enjten u rizgjodh në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Ai mori edhe mbështetjen e Listës Serbe, ndërsa nënkryetar i parlamentit nga radhët e Listës serbe u zgjodh Slavko Simiq.




Be the first to comment

Leave a Reply