Jennifer Aniston e fton për darkë, Angelina Jolie e refuzon ashpër




Mesa duket pajtimi mes dy aktoreve të famshme nuk ka për të ndodhur kurrë dhe kjo vetëm falë kokëfortësisë së Angelina Jolie.

Burime për “Hollywood Life” kanë konfirmuar se Jennifer Aniston ka ftuar për darkë armiken e saj për t’i dhënë fund inateve dhe xhelozisë që prej vitesh janë rrënjosur në ndërgjegjen e tyre.

Pas ndarjes nga Justin Theroux, ylli i “Friends” dëshiron që të nisë një kapitull të ri në jetën e saj dhe ka menduar ta bëjë këtë gjë duke u pajtuar me të gjithë armiqtë e saj e ku ka më mirë se ta nisë me Jolie.

Fatkeqësisht, Angelina e ka refuzuar ashpër këtë ftesë të aktores tjetër pasi mendon se ato nuk kanë asgjë për të folur dhe se ajo nuk ka asgjë për çfarë t’i kërkojë falje Aniston.

Burimi shton se Jolie është shumë e irrituar pasi në Hollywood përflitet se Aniston është rikthyer me Pitt e gjitha kjo falë George Clooney.

Mund të jetë vendi ku lindin artistë dhe projekte të mëdha, por nuk ka asnjë vend tjetër ku thashethemi vrapon më shpejt se në Hollywood. Clooney është i vetmi që mund të rindizte zjarret e romancat e së shkuarës dhe është i vetmi mik i përbashkët i Jennifer dhe Brad.

Ai ka qenë pranë ish çiftit në ndarjet e dhimbshme dhe e ka nxitur Brad që t’i japë një tjetër shans marrëdhënies së tij me Aniston, dhe Angelina ka marrë vesh çdo gjë dhe është shndërruar në një “Maleficent” e vërtetë.

Këto spekulime ende nuk janë konfirmuar nga personazhet e famshëm por miqtë e Clooney e kanë mbështetur këtë teori që po shndërrohet në një telenovelë të vërtetë.




Be the first to comment

Leave a Reply