Këngëtarja e njohur Jonida Maliqi ka eksperimentuar disa herë me ngjyrën e flokëve. Pavarësisht se ka qenë bionde, kokëkuqe ose të dyja së bashku, Jonida prej disa kohësh kishte vendosur të qëndronte tek ngjyra e zezë.
Në fakt brune Jonida duket vërtet shumë bukur. Gjithsesi, këngëtarja duket se ka ndryshuar sërish mendje për sa i përket ngjyrës së flokëve.
Teksa të gjithë menduam se nuk do të bënte më ndryshime, Jonida na suprizoi duke u shfaqur në foto në Instastory me flokët e kuqe. Këngëtarja e mirënjohur ka qenë edhe kohë më parë kokëkuqe, por e kishte ngjyrën më të theksuar se tani.
Ky ka qenë ndryshimi i parë që Jonida ka bërë për këtë vit të ri…juve ju pëlqen?
Leave a Reply
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.