Jonuzi: Kandidati i BESËS dikur ishte kandidat i yni për deputet!




Opsioni i ri politik, ashtu siç thonë këta të Lëvizjes BESA, kanë qenë pjesë e strukturave të Bashkimit Demokratik për Integrim, ndërsa në vitin 2012, kandidati aktual i BESËS për Studeniçanin, atëkohë ishte kandidat i mundshëm për deputet i BDI-së. Kështu ka thënë kandidati i BDI-së në Komunën e Studeniçanit, Femi Jonuzi, i cili ka ironizuar se madje, punët që ka bërë BDI gjatë qeverisjes së saj, i ka mundësuar kandidatit të BESËS të zgjedh vendin e punës.
“Me qeverisjen e BDI këto vite, shqiptarët kanë ndjerë dhe po ndjejnë ndryshimet. Sot, në Shkup kemi dy universitet shtetërore, kemi mijëra punësime të shqiptarëve në çdo institucion shtetëror. Kemi klinikat e mbushura me shqiptarë, gjë që edhe Rexhep Memedit, tani kandidat i BESËS, i kemi dhënë mundësi të zgjedh punën në cilëndo klinikë që dëshiron”, ka ironizuar Jonuzi.




Be the first to comment

Leave a Reply